Jump to content

Wikipedia:Artikulli i javës/2024/6

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotografi shoqëruese për artikullin

Studimet gjenetike te shqiptarët përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, duke përfshirë këtu popullatat shqipfolëse edhe jashtë Shqipërisë dhe rajonin e Ballkanit në tërësi. Shqiptarët ndajnë gjenetikë të ngjashme me popullsitë etnike fqinje me grupime të ngushta që formohen kryesisht me grekët e kontinentit dhe popullsinë e Italisë së Jugut. Prejardhja e shqiptarëve deri më tani ka qenë objekt i studimeve historike, gjuhësore, arkeologjike, etj. dhe tashmë është bërë objekt edhe i studimeve gjenetike. Shqiptarët vazhdimisht shfaqen për herë të parë në të dhënat historike në burimet bizantine të shekullit të 11-të. Në këtë pikë, ata tashmë ishin plotësisht të krishterizuar .