Wikipedia:Dhjetë Rregulla të Thjeshta për Editimin e Wikipedias
Wikipedia është enciklopedia më e sukseshme në internet. Është koleksioni më i madh i dijes i mbledhur ndonjëherë, dhe sigurisht më i lehti për qasje. Wikipedia mund të editohet nga cdokush me qasje në Internet, por a ofron informacion të besueshëm? Një studim nga Nature gjeti se një zgjedhje e disa artikujve me tema shkencore në Wikipedia mund të krahasohen me një enciklopedi të edituar profesionalisht, duke sugjeruar se një komunitet vullnetarësh mund të gjenerojnë dhe mbajnë përmbajtje të saktë.
Njerëzit u drejtohen Wikipedias kur kërkojnë Web-in për informacion biomjekësorë. Pra ekziston një nevojë për bashkëpunim midis komunitetit shkencorë dhe Wikipedias për t'u siguruar që informacioni është i saktë dhe i tanishëm. Marrja e hapave të parë në Wikipedia mund të jetë intimiduese, por ne ofrojmë disa këshilla që procesin e editimit e bëjnë sa më të mirë.
Rregulli 1. Krijo një llogari
[Redakto nëpërmjet kodit]Ndonëse cilido vizitorë mund ta editojë Wikipedian, krijimi i një llogari ofron një mori përfitimesh. Së pari, të ofron privatësi dhe siguri. Ndonëse mund të duket kontradiktë, editorët e regjistruar nën një pseudonimi kanë anonimitet më të madh se ata që editojnë "anonimisht". Disa nga ne kemi zgjedhur që të asociojmë llogaritë me identitetet tona reale. Nëse zgjedh të mos mbash pseudonim në Wikipedia, e gjithë historia e editimeve tua do të jetë e hapur për shqyrtim ndaj kërkuesve kurioz të Web-it, duke përfshirë kolegë, studentë, apo punëdhënës të ardhshëm. Si në rrethet akademike, një reputacion i mirë mund ta ndihmojë wiki karrierën tuaj. Duke u kycur mund të arrish një regjistër me editime të mira, dhe është më e lehtë të komunikosh dhe elaborosh me të tjerët nëse keni një identitet të caktuar dhe të respektueshëm. Dhe së fundmi, krijimi i një llogarie ofron qasje ndaj opsioneve më të avancuara të editimit, duke përfshirë një "watchlist", që shërben për monitorimin e artikujve ku ju keni edituar më herët.
Rregulli 2. Mëso pesë shtyllat
[Redakto nëpërmjet kodit]Ekzistojnë disa principe të gjera - që njihen si "pesë shtyllat" - që të gjithë editorët priten t'iu përmbahen gjatë kontribimit në Wikipedia. Për shkencëtarët më e rëndësishmja mund të jetë vlerësimi që Wikipedia nuk është një publikues i hulumtimit apo mendimit origjinal. Dhe duke qenë e tillë, nuk është një vend për promovimin e teorisë apo shpërndarjen e rezultateve të papublikuara. Gjithashtu nuk është një platfrom për parashtrimin e teorive personale apo një fushëbetejë për debatimin e problemeve kontroversiale. Në këtë mënyrë, Wikipedia rrënjësisht dallon nga llojet e tjera të medias, si blogs, që inkurajojnë editorializimin. Kontribimi në Wikipedia është dicka që e shijon; një zgjerim natyral e entuziazmit tënd për shkencë. Por, dallimet në opinion mbijnë pa shmangje, sidomos në faqet diskutuese në temën e përmirësimit të artikujve. Trajto editorët tjerë si bashkëpunëtorë dhe mbajë një sjellje të respektueshme dhe civile, dhe në mospajtim. Nëse një interaksion të duket stresues, thjesht shkqyqu dhe eja përsëri më vonë. Ndryshe nga iniciativat tjera shkencore, Wikipedia nuk ka afat të fundit.
Rregulli 3. Ji guximtar, por jo i pamatur
[Redakto nëpërmjet kodit]Mbijetesa dhe zhvillimi i cdo wiki kërkon pjesëmarrje. Wikipedia është e pakrahasueshmë në madhësi, por suksesi i saj i vazhdueshëm mbështetet në kontribimin e rregullt e dhjetëra mijëra vullnetarësh. Prandaj, Wikipedia kërkon nga gjithë përdoruesit që të jenë guximtar: nëse heton një gabim, korrigjoje. Nëse mund ta përmirësosh një artikull, ju lutem bëne. Eshtë e rëndësishme që, sidoqoftë, të dallohet guximi dhe pamaturia. Fillo ngadalë. Fillo duke bërë modifikme të vogla ndaj artikujve ekzistues para tentimit të rishkrurjes komplete të "Historisë së shkenccës". Shumë editorë të ri ndihen të intimiduar rreth kontribimit në Wikipedia në fillim se mos bëjnë gabime. Kjo përmbajtje është e kuptueshme por e pabazuar. Më e keqja që mund të ndodh është që editet e tua të para shihen që nuk përmirësojnë asgjë dhe ato rikthehen. Nëse kjo ndodh, trajtoje si një përvojë mësimi pozitive dhe pyet editorin kthyes për këshilla.
Rregulli 4. Njihe audiencën tënde
[Redakto nëpërmjet kodit]Wikipedia nuk është parimisht për ekspertë, prandaj, niveli i detajit teknik në artikuj duhet të balancohet me aftësinë e jo-ekspertëve që t'i kuptojnë ato detaje. Gjatë kontribimit në përmbajtje shkencore, imagjinoni që jeni të ngarkuar me shkrimin e një rishqyrtimi shkencorë për një audiencë të shkollës së mesme. Mund të jetë quditërisht sfiduese shpjegimi i ideve komplekse në një mënyrë të qasshme, pa zhargon. Por ja vlen këmbëngulja. Do të korrësh të mirat kur vie puna tek shkrimi i manuskriptit tënd të ardhshëm apo dhe lekturimi i një ore në fakultet.
Rregulli 5. Mos shkel të drejtën e autorit
[Redakto nëpërmjet kodit]Me disa kushte, pothuajse e gjithë përmbajtja e Wikipedias është falas për cdokënd që ta ripërdorojë, adaptojë, dhe shpërndajë. Duke qenë kështu, ajo nuk pranon material jo-falas nën kufizime të të drejtave të autorit. Disa revista, duke përfshirë ato nga Libraria Publike e Shkencës, publikojnë material nën një licensë të qasjes të lirë që është e pajtueshme për përdorim në Wikipedia nëse citohet. Shumica nuk e bëjnë. Prandaj, ndonëse mund të jetë joshëse, por shmanjuni kopjimit të teksteve apo figurave dhe futjes së tyre në Wikipedia. Shpejtë hetohet se është shkelje e së drejtës dhe e shënjohet për fshirje të menjëhershme. Mund t'i japësh Wikipedia leje të përdorë material që ti e posedon, por ky proces është jo i kthyeshëm dhe mund të merr kohë. Shpesh është më mirë të rishkruhet teksti në gjuhë më të lehtë apo të rivizatohet figura të bëhet më e kuptueshme. Kjo siguron që të jetë më e përshtatshme për lexuesit jo-ekspertë të Wikipedias (shikoni Rregullin 4).
Rregulli 6. Cito, cito, cito
[Redakto nëpërmjet kodit]Për mbajtjen e standardeve më të larta të mundshme, Wikipedia ka një policë strikte të përfshirjes që kërkon verifikueshmëri. Kjo arrihet më së miri duke i atribuar cdo deklarimi në Wikipedia një burim të besueshëm dhe të publikuar (por shikoni Rregullin 7 dhe 8 për vetëcitimin e tepërt). Shumica e shkencëtarëve janë në një pozicion të favorshëm duke pasur një literaturë të gjerë, dhe përvojë në përdorimin e citimit për të mbështetur shkrimet e tyre. Pasi që përmbajtja e joverifikuar mund të fshihet nga Wikipedia në cdo kohë, ofro citimet mbështetëse për cdo deklaratë që mund të sfidohet nga një editorë tjetër në një pikë kohore. Kurdo që është e mundur, favorizo burimet dytësore (si rishikimet apo kapitujt e librave) që studiojnë hulumtimin parësorë ndaj artikujve hulumtues vetvetiu. Aksesibiliteti i Wikipedia mundëson që cdo artikull shkencorë i saj të jetë një pikë hyrëse e shkëlqyer për personat që kërkojnë informacion të specializuar. Duke ofruar hiperlinket direkte drejt burimeve të besueshme në citimet e tua (databazat biologjike apo revistat open-source), editorët e tjerë mund shpejtë të verifikojnë përmbajtjen tënde dhe lexuesit kanë qasje të menjëhershme ndaj burimeve që adresojnë temën në detaj më të lartë.
Rregulli 7. Shmang vetëpromovimin e pacipë
[Redakto nëpërmjet kodit]Shumë njerëz tundohen të shkruajnë apo editojnë rreth vetës së tyre. Rezisto tundimin. Nëse je mjaft i shquar që të përfshihesh në një enciklopedi, eventualisht dikush do të shkruajë një artikull rreth teje. Mbaj mend që ndryshe nga një Web faqe personale, biografia Wikipedia e juaja nuk është nën kontrollin tuaj. Një biografi shenjëtërore duke lartësuar vyrtytet e juaja mund të akumulojë informacion që do të preferoje të mos publikohej. Ti mund ta kesh një biografi në Wikipedia, por ajo përmban pasaktësi faktuale që dëshiron ti korrigjosh. Si mund ta bësh këtë pa i thyer rregullat? Udhëzimet e Wikipedias inkurajojnë që të ofrosh informacion rreth vetes në faqen për diskutim përkatëse, por lejo që tjerë editorë ta shtojnë në artikull. Mendo dy herë, para se të shkruash për mentorët, kolegët, kompetitorë, shpikje, apo projekte tua. Kjo të vendos në një konflikt interesi dhe të con drejt një anësi të paqëllimshme. Nëse ke një interes personal apo financiar ndaj subjektit të cilido artikull që ju zgjidhni të editoni, deklarone atë në faqen për diskutim përkatëse dhe kërko këshillë të editorëve tjerë që mund të ofrojnë një perspektivë objektive.
Rregulli 8. Shpërndaj ekspertizën tuaj, por mos argumento nga një pozitë autoriteti
[Redakto nëpërmjet kodit]Shkrimi rreth një teme në të cilën keni ekspertizë akademike nuk është një konflikt interesi, por kjo është mënyra më efektive e kontribimit tuaj në Wikipedia. Jimmy Wales, bashkëthemelues i Wikipedia, tha në Nature se ekspertët e kanë aftësinë e "shkrimit të specifikave në një mënyrë të larmishme", në këtë mënyrë duke rritur masivisht kualitetin e artikullit. Kur shkruan rreth fushës suaj të ekspertizës, referencimi i materialit që keni publikuar në revistat e rishikuara nga shokët është i lejuar vetëm nëse është i shquar, por mendo praktikisht (dhe rivizito Rregullin 7). Shembull, nëse marrim një artikull të panjohur, kurrë të cituar në Revistën e Zelandës së Re rreth Hulumtimit të Qumështit duke diskutuar përmbatjen ARN të qumështit të lopës, atëherë referencimi i kësaj në paragrafin hyrës në artikujt në Wikipedia "RNA", "Qumësht", dhe "Evolucioni i gjitarëve" nuk është ide e mirë. Kohë pas kohe mund të bashkëpunosh me një editorë tjetër që qartë nuk ndan ekspertizën tënde ndaj temës së një artikulli. Kjo mund të jetë frustruese për ekspertët dhe është bazë e ankthit akademik në Wikipedia. Në keto raste, mbaj mend që ti vlerësohesh në vetëm kontribimet e tua në Wikipedia, jo kush je, kualifikimet tua, apo cka ke arritur në karrierë. Dija e specializuar e juaja duhet të të mundësojë të shkruash në nje mënyrë neutrale dhe të prodhojë burime të besueshme e të pavarura që të mbështes cdo pohim që bënë. Nëse nuk ofron verifikim, kontribimet tua do të sfidohen me të drejtë pavarësisht se sa gradë shkencore mban.
Rreguli 9. Shkruj neutralisht dhe me masë të duhur
[Redakto nëpërmjet kodit]Të gjithë artikujt në Wikipedia duhet të jenë të paanshëm në ton dhe përmbajtje. Gjatë shkrimit, deklaro fakte dhe fakte ndaj opinioneve të shquara, por mos ofro opinionin tënd si fakt. Shum të rinjë në Wikipedia shkojnë drejt artikujve të problemeve kontroversiale, rreth të cilave njerëzit mbajnë këndvështrime të kundërta. Shmang këto deri sa të njoftohesh me policat e Wikipedias (shiko Rregullin 3), dhe në vend të kësaj fokusohu në artikuj që ta bëjnë shumë më të lehtë të qëndrosh i paanshëm. Shumë shkencëtarë që kontribojnë në Wikipedia nuk vlerësojnë që pikëvështrimi neutral nuk është i njejtë me një pikëvështrim të zakonshëm shkencorë. Gjatë shkrimit rreth cështjeve komplekse, mundohu të mbulosh gjithë pikëpamjet e rëndësisshme dhe jep secilen me masë të duhur, por jo masë të barabartë. Shembull, një artikull rreth një polemike shkencore duhet të përshkruajë dyjat, konsensus-in shkencorë dhe teoritë e ndryshme, por jo në të njejtë thellësi apo mënyrë që sugjeron se këto këndvështrime janë të barabarta.
Rregulli 10. Kërko ndihmë
[Redakto nëpërmjet kodit]Wikipedia mund të jetë një vend konfuz për editorin e joeksperiencuar. Mësimi i Wiki markup - sintaksa që instrukton softuerin në renderimin e faqes - mund të duket intimiduese në fillim, por implementimet e fundit të një shiriti të veglave edituese të ri e ka bërë këtë më të lehtë, dhe zhvillimit e përdoshmërisë janë në proces e sipër. Udhëzimet dhe policat mund të jenë vështirë të kuptueshme. Fatmirësisht, komuniteti i Wikipedias mirëpret editorët e ri. Udhëzimi është i mundshëm nga një numër i vendeve të ndryshme si, help desks, IRC channel specifik, dhe një Adopt-a-User program mentorë. Ju mund edhe të kërkoni ndihmë duke përdorur shabllonit special {{helpme}}
dhe si me magji, një Wikipedian do të shfaqet për të ofruar ndihmë një-në-një.
See also
[Redakto nëpërmjet kodit]- Administration – discusses both the human administrative structure of Wikipedia, as well as its non-human components.
- Contributing to Wikipedia – a page that provides information and resources on the basics needed to use, comment on, and contribute to Wikipedia.
- List of policies – a comprehensive descriptive list of policies.
- List of guidelines – a comprehensive descriptive list of guidelines.
- Manual of Style contents – a comprehensive descriptive list of the pages which make up the Manual of Style.
- Community standards and advice – a quick directory of community norms and related guidance essays.
- Advice pages – about advice pages written by WikiProjects.
- Wikipedia:Eight simple rules for editing our encyclopedia
- Wikipedia:Wikipedia editing for research scientists
References
[Redakto nëpërmjet kodit]Stampa:Wikipedia principles Stampa:Wikipedia community Stampa:Essays on building Wikipedia