Jump to content

Wikipedia:Diaspora Redakton Wikipedia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Promo poster for Wikimedians of Albanian Language User Group's campaign Diaspora Edits Wikipedia.

Diaspora redakton Wikipedia-n është fushatë e redaktimit online e cila organizohet nga Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Germin, që do të zhvillohet përgjatë periudhës 22 janar - 17 shkurt 2020. Fushata synon të edukojë dhe fuqizojë diasporën shqiptare me aftësi redaktimi të Wikipedia-s dhe njëkohësisht të promovojë vendet tona, kulturën, artin, sportin, shkencën, vlerat dhe traditat shqiptare në Wikipedia-t lokale ku jeton diaspora jonë.


Qëllimet e fushatës

[Redakto nëpërmjet kodit]

Qëllimet e Diaspora redakton Wikipedia-n janë:

  • Promovimi i subjekteve shqiptare në Wikipedia-t lokale ku jeton diaspora jonë;
  • Rritja e sasisë dhe cilësisë së artikujve për temat shqiptare në Wikipedia-t në gjuhë të huaja;
  • Fuqizimi i diasporës sonë me aftësi redaktimi në Wikipedia;
  • Krijimi i një komuniteti të diasporës shqiptare të cilët redaktojnë në Wikipedia.

Diaspora redakton Wikipedian është një konkurs i ideuar për vullnetarët e rinj, kështu që mungesa e përvojës nuk është problem për pjesëmarrjen. Për t'ju ndihmuar në redaktimet tuaja dhe për t'ju përgjigjur pyetjeve tuaja, WoALUG do të organizojë 2 sesione informuese online rreth redaktimit në Wikipedia. Për t'u regjistruar në sesionet informuese ju lutem plotësoni këtë pyetësor.

Poashtu nëse jeni të interesuar për materiale udhëzuese për redaktimet tuaja të para, mund të drejtoheni te këto faqe:

  1. https://sq.wikipedia.org/wiki/Ndihm%C3%AB:P%C3%ABrmbajtja
  2. http://wikimediashqip.org/fillo-wiki/
  3. https://www.youtube.com/watch?v=WiGybBz1x7Y/
  • Përvoja e redaktimit në Wikipedia nuk është e nevojshme.
  • Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia. Për të krijuar një llogari, shtyp këtu.
  • Për të kontribuar në fushatë ju duhet të redaktoni artikuj me tema shqiptare nga lista në dispozicion - në Wikipedia-t e gjuhës që zotëroni.
  • Kontributi i juaj mund të jetë shkrimi i artikujve të ri apo përmirësimi i artikujve ekzistues.
  • Në përfundim të fushatës pjesëmarrësit do të marrin kartolina për kontributin e tyre.


Për çdo pyetje apo paqartësi na kontaktoni në info@wikimediashqip.org .