Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/4/2012

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Moska (rusisht: Москва́) është kryeqyteti i Rusisë. Moska është një ndër qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Rusisë, ndodhet në pjesën evropiane të Rusisë. Perandorët ose carët e kthyen qytetin në bazën e tyre të urdhrave deri në vitin 1712, kur kryeqytet i Rusisë u bë Saint Petersburg. Moska u rikthye në kryeqytet të Rusisë në vitin 1918 dhe shërbeu si kryeqyteti i ish-Bashkimit Sovjetik nga viti 1922 deri në vitin 1991. Moska ka qenë historikisht kryeqyteti i BRSS, Perandorisë Ruse, Regjimeve cariste dhe Dukatit Moskovit. Moska konsiderohet si një prej qyteteve më të gjelbra të Evropës dhe ka rreth 27 kilometra katrorë gjelbërim në parqe për person. Infrastruktura historike e kombinuar me zhvillimin modern të viteve të fundit e kanë bërë Moskën një prej destinacioneve më intriguese dhe tërheqëse të Evropës.

Gjatë viteve, Moska ka marrë një sërë emërtimesh si Roma e Tretë (Третий Рим),Guri i Bardhë (Белокаменная), Froni i Parë (Первопрестольная)dhe 40 Dyzetat(Сорок Сороков). (Lexo më shumë...)




Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]