Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2014/4
Ekologjia (ojkos, vendbanim dhe logos, shkencë ose dije) është degë e Biologjisë e cila meret me studimin e vendbanimit. Themelet e para të ekologjisë i dha Hekeli mirëpo themeluesi i ekologjisë moderne është Çarls Darvini (ang. Charles Darwin). Qëniet e gjalla të cilat jetojnë kanë mardhënie shumë të ngushta dhe të përhershme me njëra tjetrën. Këto mardhënie si dhe faktorët që ndikojnë në këta organizma i studion shkenca e Biologjisë, Ekologjia. Ekologjia cilësohet edhe si shkencë e cila meret me studimin e strukturës dhe funksionimin e biosferës. Mirëpo detyra kryesore e kësaj shkence është studimi i botës së gjallë dhe asaj jo të gjallë. Sipas objektit të cilin e studion ekologjia ndahet në: 1. Ekologjinë e bimëve 2. Ekologjinë e shtazëve 3. Ekologjinë e mikroorganizmva Ekologjia e bimëve meret me studimin e mardhënieve dhe veprimeve të cilat ndodhin në botën bimore (fitocenoza). Në anën tjetër ekologjia e shtazëve meret me studimin e mardhënieve midis llojeve shtazore dhe bashkësive të tyre (zoocenozave). Ekologjia e mikroorganizmave është pak e studiuar. Faktorë ekologjik quhen ato veprime të cilat i shoqërojn qëniet e gjalla që nga lindja e gjerë në vdekje. Këta faktorë veprojnë në bimë dhe shtazë dhe janë në varshmëri reciproke me njëra tjetrën. P.sh. rrezatimi i Diellit ndikon në temperatur, temperatura sjell avullimin e ujit, avullimi i ujit sjell lagështin në ajër e kështu me rradhë... Këto ndryshime varen nga relievi, gjërsia gjeografike, lartësia mbidetare etj. Faktorët ekologjik ndahen në 2 lloje, faktorë që vinë nga bota e gjallë (biotik) dhe faktorë që vinë nga bota jo e gjallë (abiotik).