Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2014/44
Appearance
Gështenja e butë dhe pema e saj është vlersuar dhe ka paraqitur interes shumë të madh ekonomik për popullsinë për arsyet e mëposhtme :
- a ) - Për lëndën drusore që ka gjetur përdorime nga më të ndryshme gjatë gjithë jetës së njeriut që fillon nga shtrati foshnjës , ( Djepi ) , dhe përfundon në varr , me mbulimin me dërrasat e gështenjës . Dërrasa e gështenjës në trevat ku rritet është elementi bazë i ndërtimit dhe pregatitjes së orendive të nevojshme në familje , si ndërtimi i magjes së miellit dhe gatimit të bukës , në kuti dhe arka për mbajtjen e produkteve ushqimore , në hambar, në ndërtimin e koshave , lesave , trinave , shportave , krozhnave , në ndërtimin dhe rrethimin e ballkoneve , në thurjen e arave , livadheve , bahçeve , në krijimin e vreshtave , në rrethimin , në stilimin dhe modelimin e oborreve , në ndërtimin e plevicave për blegtorinë , në ngrehina dhe ndërtime të ndryshme , në ndërtimin , meremetimin , plotsimin me të gjitha orenditë e mbrëndshme të banesës së tyre , në ndërtimin e kateve dhe fuçiave , vozgave e të tjera përdorime të pa fundme që shpesh druri i gështenjës , për gamën e gjerë të përdorimit ka shërbyer si një haraç.
- b) - Fruti i Gështenjës pasi është kryer eksplorimi i përgjithshëm i vlerave ushqimore , kurative dhe proteinike të pazëvëndësueshme , merr avantazhin e drurit , meqenëse në shumë momente shërbeu si ushqim kryesor , duke ju dhënë një ndihmë të madhe shumë familjeve në vënde të ndryshme të botës , duke kompensuar mungesën e bukës . Në respekt dhe vlerësim të frutit të shenjtë të gështenjës , shumë vende Europiane kanë caktuar datën 11 nëntor , si 'Festa e Gështenjës' , duke e quajtur atë "Pema e Bukës ", dhe "Pema e jetës" dhe nga kjo datë , pronarët i lënë të lirë të varfërit dhe ata që nuk e kanë këtë pemë , të hyjnë në pronat e tyre dhe të mbledhin frytet gështenjave të mbetura. Është llogaritur që një pemë gështenje e rritur , në një sezon sjell fitim pronarit mes 40 dhe 60 euro , në një vit me frutifikim normal mesatar , theksojmë se pema e gështenjës është dru shekullor .
- c ) - Vlera dhe përdorimi mjeksore i gjetheve të gështenjës , çaji i pregaditur nga gjethet e thara , shërbejnë për kurimin e kollës së mirë , për shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes , të reumatizmës , çdo forme të dizanterisë edhe në rastet me hemorragji: ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçrisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës. Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhimbjeve të syve duke i shpëlarë së jashtmi me të
- d) - Mjalti i gështenjës është shumë kurativ dhe ndihmon tek gastriti, mbron melçinë dhe i kontribuon qarkullimit më të mire të gjakut.. Por mjalti i prodhuar nga lulet e gështenjës ka një natyrë specifike biologjike për të parandaluar zhvillimin e sulmeve të baktereve në organizmin e njerëzve dhe është përdorur tradicionalisht për të mbuluar plagët kronike, djegiet dhe ulçerat e lëkurës, pikërisht për shkak të veprimit antibakterial.
- e) - Gështenja kjo pemë e fuqishme që ndikon dhe vepron në mënyrë vendimtare mbi ambientin ku rritet , mbi mjedisin ekologjik , mbi drejtimin dhe përspektiven e habitateve që e shoqërojnë dhe duke siguruar pasurimin dhe mbrojtjen e plotë të tokës mbi të cilën vegjeton .
- ë ) - Edhe pse shumë shpesh mendohet si një kulturë ushqimi, fryti i ëmbël gështenjës , lëvorja edhe degët e reja janë një burim i mirë i taninit dhe këto kanë një veprim të dobishëm në trajtimin e gjakderdhjeve , diarresë , gjethet dhe lulet janë anti-inflamator , expektorant dhe tonik.
- f) - Mielli i prodhuar nga gështenja gjen përdorim të gjerë në industrinë ushqimore , në prodhimin e ëmbëlsirave , çokollatave dhe pjekurinave të ndryshme ushqyese . Mielli është i pasur me sasi të mjaftueshme të sheqerit që arrin në 25.4% . Mielli i gështenjës është përdorur në shumë vënde të ndryshme për gatim buke sa që gështenja konsiderohet si buka e të varfërve .