Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/5

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fushat kryesore të fizikës

Fizika merret me kombinimin e materies dhe energjisë. Po ashtu merret me varitetin e gjërë të sistemeve, për të cilat janë zhvilluar teori që përdoren nga fizikanët. Në përgjithësi, teoritë janë të testuara eksperimentalisht shumë herë para se të pranohen si të sakta si përshkrim i natyrës (brenda një domeni të caktuar ku vlejnë). Për shembull, teoria e mekanikës klasike me saktësi lëvizjen e objekteve, provon se ato janë shumë më të mëdha se atomet dhe lëvizin shumë më ngadalë se shpejtësia e dritës. Këto teori vazhdojnë të jenë zona të hulumtimeve aktive; për shembull, një aspekt i shënuar i mekanikës klasike i njohur si kaos u zbulua në shekullin e 20-të, tri shekuj pas formulimit origjinal të mekanikës klasike nga Isaac Newton (1642–1727). Këto "teori qendrore" janë mjete të rëndësishme për kërkime në tema më të specializuara, dhe secili fizikant, pavarësisht specializimit të tij, duhet t'i mësojë ato.





Parapamje në vitrinë[Redakto nëpërmjet kodit]