Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/24

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një Acrocanthosaurus i montuar (NCSM 14345) në Muzeun e Shkencës Natyrore në Karolinën Veriore

Acrocanthosaurus (që do të thotë hardhucë me kreshta të larta) është një gjini e dinozaurëve teropodë që ekzistoi në atë që është sot Amerika Veriore gjatë epokës Aptiane dhe fillimin e epokës Albiane gjatë Kretakut të hershëm. Si gjithë gjinitë e dinozaurëve, Acrocanthosaurus përmban veç një specie, A. atokensis. Fosilet e kësaj specieje që kanë mbetur gjenden në shtetet amerikane të Oklahomës dhe Teksasit, megjithëse në Meriland janë gjetur dhëmbë që i atribuohen Acrocanthosaurus.

Acrocanthosaurus ishte një grabitqar dykëmbor. Siç e thotë edhe emri, ai është më shumë i njohur për numrin e lartë të kreshtave në shumë nga vertebrat e tij, që mbështesnin shumë muskuj mbi qafën, kurrizin dhe legenin e kafshës. Acrocanthosaurus ishte një nga teropodët më të mëdhenj, rreth 12 metra i gjatë dhe peshonte deri në 6,17 tonë. Gjurmë këmbësh të teropodëve të mëdhenj që janë gjetur në Teksas mund të kenë qenë të Acrocanthosaurusit, megjithëse nuk ka një lidhje direkte me eshtrat e mbetura prej skeletit.

Zbulimet e fundit kanë shpjeguar shumë detaje të anatomisë së tij, duke lejuar studimet e specializuara që fokusohen në strukturën e trurit të tij dhe funksionin e gjymtyrëve të përparme. Gjithsesi, ka akoma një debat rreth lidhjeve të tij evolucionare dhe disa shkencëtarë e kanë klasifikuar atë si një alosaurid, kurse disa të tjerë si një karkarodontosaurid. Acrocanthosaurusi ishte teropodi më i madh në ekosistemin e tij dhe ka mundësi të ketë qenë një grabitqar alfa që gjuante sauropodë dhe ornitopodë të mëdhenj.