Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/27

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Teatri i Epidaurit
Teatri i Epidaurit

Zhanri i tragjedisë e ka origjinën nga Greqia e lashtë. Në të vërtetë, tragjedia greke është karakteristikë e Athinës së lashtëshekullit V p.e.s. Data e saktë e lindjes së tragjedisë greke është e panjohur. Gara e pare e tragjedisë, Dionisia u mbajt në vitin 534 p.e.s., në periudhën e sundimit të Pisistratit, ndërsa tragjedia e parë që njihet është Persët e Eskilit. Por kjo tragjedi është paraprirë edhe nga tragjedi të tjera të Eskilit si Tespia, Pratina, Priniku të cilat kanë humbur.

Origjina fetare e teatrit dhe si e tillë edhe e tragjedisë është e pamohueshme. Tragjedia greke njihet më së miri përmes jetës së tre tragjedianëve të mëdhenj, Eskili (lindur më 525), Sofokliu (lindur më 495) dhe Euripidi (lindur rreth 485-480) si dhe 32 tragjedive që kanë mbijetuar nga këta autorë. Epoka e artë e tragjedisë greke mbyllet në fund të shekullit V p.e.s., ku pas vitit 404 p.e.s. nuk është shkruar më asnjë tragjedi ndërsa gara Dionisia merr fund në vitin 386 p.e.s.. Ashtu siç shprehet edhe Jacqueline de Romilly, "... ishte një shpërthim, i beftë, i shkurtër, verbues. Tragjedia greke me kryeveprat e saj, zgjati për gati tetëdhjetë vjet."

Tragjedia zinte një vend të veçantë në shoqërinë athinase. Tragjeditë greke kanë frymëzuar shumë autorë të shekujve pasues e sot përbëjnë një referencë thelbësore, e cila duket në ritrajtimin e subjekteve dhe karaktereve unikë.