Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/27

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kopertina e reduksionit të parë të luajtur në piano të publikuar në 1892

Pagliacci (përkthyer: Kllounët) është operë italiane me një prolog dhe dy akte, me muzikë dhe libretto nga Ruggero Leoncavallo. Është opera e vetme e tij dhe poashtu me sukses e realizuar botërisht ende sot. Kompanitë e operës shpesh kanë vënë në skenë Pagliacci me Cavalleria rusticana nga Pietro Mascagni, një projekt i dyfishtë i njohur kolektivisht si "Cav and Pag".

Pagliacci pati premierën në Teatro Dal Verme në Milano më 21 maj 1892, të dirigjuar nga Arturo Toscanini, me Adelina Stehle si Nedda, Fiorello Giraud si Canio, Victor Maurel si Tonio, dhe Mario Ancona si Silvio. Nellie Melba luajti Nedda-n në Londër më 1893, menjëherë pas premierës italiane dhe ajo u dha në New York më 15 qershor 1893, me Agostino Montegriffo si Canio.

Rreth vitit 1890, kur Cavalleria rusticana e Pietro Mascagni u dha premierë , Leoncavallo ishte një kompozitor pak i njohur. Pasi pa suksesin e Mascagni-t, ai vendosi të shkruante një operë si kundër - përgjigje: një akt i kompozuar në stilin verismo.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]