Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2022/45
Appearance
Gjergj Arianiti (1383 - Durrës ose Shkodër, 1461-63) ka qenë një fisnik arbër që drejtoi beteja të shumta kundër Perandorisë Osmane. Ishte i ati i Donikës, aleat dhe rival i Skënderbeut si dhe xhaxhai nga i Moisi Golemit. Ishte ndër fisnikët e Besëlidhjes së Lezhës, por e la aleancën pas humbjes në Berat. Sipas Nolit, Arianiti gëzonte famë ndërkombëtare si mbrojtës i Krishtërimit, edhe pse nuk u konvertua nga ortodoks në katolik.