Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/05/17

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhubleta si trashëgimi e vlerave të Gruas Shqipe

Xhubleta është një tip i veçantë veshje për gra e pa shoqe askund tek ndonjë veshje tjetër e kohës së re. Mosha e lashtë, premja dhe pamja e jashtëzakonshme, repertori i motiveve të përdorura, nga më interesantët në artin tonë popullor, me një autenticitet origjinal, me një sistem harmonik dekorativ në përshtatje të plotë me pjesët përbërse i japin xhubletës pasaportën kombëtare të kustomografisë sonë etnike drejt UNESCO-s . Sipas Prelë Milanit biografia dhe gjeografia e xhubletës shqiptare është fokusuar nga një larmi e gjerë studimesh të karaktereve të ndryshëm duke filluar që në fillim të shekullit 18-të nga letrari hungarez Daniel Kordinez e K.Takolaç, pasuar prej baronit austriak Franc Nopça (Shek 19), Edit Durham (fillimi i shek20-të), për të vazhduar më tej me tej me autor të tjerë të kohrave të vona si Rrok Zojzi, B Jubani, A.Gjergji, M. Fontanes, U. Xhemaj, Agim Bido.