Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/05/27

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ujku si princ i pyjeve shqiptare


Ujku (Canis lupus L.) është kafsha më e madhe e llojit të qenve në Evropë, në Azi dhe në Amerikë Veriore. Si çdo përfaqësues i kësaj familjeje, ujku nxiton dhe mban vrapin për një kohë të gjatë. Shqisat e të dëgjuarit dhe të nuhaturit i ka shumë më të zhvilluara se shqisën e të pamurit. Ujku jetën e tij e gjallëron përbrenda familjes apo ndonjë grupi të llojit të vet të përbërë nga 10 deri 15 anëtarë. Shkon së bashku në grup në gjueti. Thëniet e trashëguara për ujkun si bishë e rrezikshme, gjakpirëse apo dinake i zmadhojnë aftësitë dhe vetit reale të tij. Ujku gjithnjë përpiqet t'i shmanget ballafaqimit me njeriun, për jetën e të cilit ai zakonisht nuk paraqet ndonjë rrezik.