Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/19
Dion Kasi historiani grek i cili kishte vizituar Apoloninë dhe përshtypje gjatë qëndrimit i kishte lëne Nymfeu shkruan : "Kjo Apoloni e quajtur korinthase ndodhet në një vend të bukur të tokës dhe detit, dhe në një vend shumë të bukur lumenjsh." Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit dhe si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol parësor si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Vjosa dhe llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin