Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/26

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja e Prezës në Perëndim të Tiranës


Kalaja e Prezës është ndërtuar mbi një shkëmb i cili zgjatet duke u ulur në drejtim të veri-jugut. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni dhe shihet aeroporti i Rinasit, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë nga soditet bregdeti i Durrësit, prandaj dhe fortifikimi është përqëndruar pikërisht në këtë pjesë.Kalaja ka planimetri katërkëndore me brinjë 80 x 50 m. Ajo përforcohet nëpër qoshe me katër kulla që kanë planimetri rrethore. Në kala kemi katër faza të ndryshme ndërtimi. Periudha e parë lidhet me fortifikim e kalasë, e dyta lidhet me rindërtimin e mureve rrethuese, e treta ka të bëjë me ndërtimet që janë bërë brenda mureve rrethuese, kurse faza e katër lidhet me ndërtimin e një kulle sahati që nuk ka të bëjë me sistemin fortifikues, por i përket një periudhe të mëvonshme.