Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/3
Appearance
Prespa e njohur si modeli i bashkjetesës në harmoni në Evropën Juglindore ose Liqeni i Prespës, (maq.: Преспанското Езеро, Prespanskoto Ezero, greq.: Μεγάλη Πρέσπα, Limni Megáli Préspa), është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u takon tre shteteve Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 313.6 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Prespa është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan me 853 metra thellësi dhe si tërësi ndahet në dy liqene: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.