Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/9

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Plazhi klasik shqiptar i Durrësit


Plazhi i Durrësit ndër më të populluarit dhe voluminozët në rajon ofron një vijë të bollshme bregdetare me një numër të konsiderueshëm lokalesh e argëtimesh të pafund, deri në Kavajë, ku ndodhet një nga vendet më të pëlqyer për plazhin e të rinjve "Shkëmbi i Kavajës". Komplekse argëtimi, kuzhinë të shkëlqyer, bare verore, të gjitha këto e bëjnë plazhin e Durrësit dhe të Kavajës një mundësi që nuk duhet humbur. Shumë pranë Tiranës për gjithsecilin është një zgjedhje e shpejtë dhe e leverdishme. Duket se kohët e fundit interesi ndaj Durrësit është rritur sidomos nga shqiptarët jashtë kufirit si nga Kosova, Maqedonia apo shqiptarët e Mali i Zi. Në Periudhën Romake njihej me emrin (Dyrrahu), ishte ndër qytetet detarë me një fortifikim të fuqishëm. Me pozitë strategjike dhe skelë të klasit të parë ai ishte kreu i rrugës Egnatia që lidhte Romën me Kostandinopojën.