Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/07/18
Orikumi qyteza 2500 vjeçare, që dikur është thirrur me emrin Erihoi, ku shtrihet gjenden dhe rrënojat e lashta të tij, me amfiteatrin, që i kanë dhënë të drejtë ministrisë së Kulturës për ta shpallur "Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit". Koha e saktë për themelimin e Orikumit nuk dihet. Ka shumë gjasa që kjo qytezë është themeluar si koloni mbi ndonjë vendbanim ilir më të vjetër, se shekulli VI p.e.s , ashtu si ka ndodhur edhe për shumë qyteza të tjera ilire, sepse dihet që Orikumi është pjesë e tokës së fisit ilir të amantëve. Në gjithë këtë zonë ka shumë shpella që brenda tyre ka shumë histori për të dalë në dritë. Dikur Lukiani shkruante se "këtu strehohen varkëtarët, kur Adriatiku të gjitha fuqitë e veta i vë në lëvizje dhe kur Keraunia fshihet ndërmjet reve." Mbas Karaburunit gjendet një liman që quhet Gramata e banorët i thërrasin Grama. Ky liman, në ditët e sotme, është një kompleks, me tuma, qeramikë, amfora nënujore, aty është gjetur dhe një anije me vela ilire.