Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/07/22
Gjiri i Grammatas ( ose i Gramës, sic thirret nga vendasit), ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor, shumë të thiktë të Karaburunit. Gjiri i Gramës ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjate këtij bregdeti të rrezikshëm në kohë rreziku... Ky gji ka shërbyer fillimisht si një zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken sot në të dy shpatet. Emri i Gramës lidhet në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë te shumta në gjirin e Gramës, aty numërohen më shumë se 1500 mbishkrime, mbishkrimet në greqishten e vjetër janë më të lashta dhe u takojnë shekujve të fundit para Krishtit, të vijuara nga disa mbishkrime në latinisht të periudhës perandorake, përpara se greqishtja mesjetare të bëhet mbizotëruese me mbishkrime që në të shumtën e herëve i drejtohen Jezu Krishtit.