Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/07/31
Appearance
Shpella e Pëllumbasit e njohur edhe si Shpella e Zezë është një vend arkeologjik në Shqipëri afër fshatit Pëllumbas. Në këtë vend gjurmim llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme diku 10.000 vjet më parë. Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara. Kjo shpellë hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë. Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë. Premierë kjo shpellë është vizituar në vitin 1995 nga specialistë të Shoqatës Didaktike Shkencore Speleologjike Shqiptare.