Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/07/6

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gustav Klimt - Puthja


Dita nderkombetare e puthjes, World Kiss Day është festë e lindur në Britaninë e Madhe në vitin 1990 dhe e përhapur kudo në botë. Kjo ditë i kushtohet emocioneve dhe ndjenjave.Ekzistojnë mendime dhe teori të ndryshme rreth funksioneve të puthjes dhe lidhjes së saj me sferën motive dhe sociale të njeriut, por aktualisht ekspertët e filematologisë (shkencës që merret me studimin e puthjes), këmbëngulin se kjo lidhet me nevojën për të kërkuar partner me sistem imunitar të ndryshëm nga yni. E thënë me terma evolutiv, të favorizojmë rregullimin gjenetik dhe shtojmë probabilitetin e mbijetesës së pasardhësve.Puthja lejon të digjen 12 kalori, kështu që mund të përdoret dhe si mënyrë për tu dobësuar. Në të njëjtën kohë fal puthjes stimulohen shumë muskuj, duke u bërë një stërvitje e shëndetshme për organizmin.