Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/08/16

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kanioni i Lumit Ibër


Festa e Shën Marisë kremtohet me fillimin e 15 Gushtit dhe vijon në mbarë javën në kishat dhe manastiret e krishtera edhe në Shqipëri.Merjem (aramisht מרים, Maryām greq. Μαριαμ, Mariam, Μαρια, Maria; arab.: مريم, Marjem), ishte nëna e Jezus, Krishtit. Në gjuhën shqipe dhe ndër të krishterët, Shën Maria njihet si Zonja e Bekuar. Ajo adhurohet si shenjtore nga Krishterimi. Prindërit e saj ishin Shën Joakimi dhe Shën Ana (Mateu 1:18-20, Luka 1:35). Sipas ungjillit të Lukës, Maria ishte nje vajzë besimtare e virgjër, një ditë asaj ju shfaq kryengjëlli Gabriel, lajmëtari hyjnor i dërguar nga Perëndia, për t´i treguar asaj se do të lindte Birin e Zotit, përmes mrekullisë së Shpirtit të Shenjtë. Maria ashtu si edhe biri i saj Krishti, janë figurat më të adhuruara në fenë e krishtere, veçanërisht në kishën katolike romake dhe në kishën ortodokse. Ajo nderohet shumë edhe te myslimanët. Fusha e teologjisë krishtere, që merret me figurën e saj quhet mariologji.