Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/08/18

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Ferit Vokopola ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Lindur në Vokopolë të Beratit në 18 gusht 1887 atdhetar, njëri nga pjesëmarrësit e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, firmëtar i Deklaratës së Pavarsisë. Në 1920-n ishte ndër organizatorët e Kongresit të Lushnjës. Më 28 janar, 1920 ai mbajti fjalën e hapjes në Kongres dhe u zgjodh Sekretar i tij. Gjithashtu iu kushtua fesë dhe ishte ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe bashkëpunëtor i njohur i shtypit laik e fetar. Autor i veprës "Gjëmimi i Tomorrit" (fetare), përmbledhjes me vjersha "Symbyllazi dhe ëndërrime".