Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/08/2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lumi i Ishmit


Lugina e Lumi Ishëm rrjedh përmes Shqipërisë së Mesme (74 km i gjatë; sipërfaqja e pellgut është 673 km2 dhe lartësia mesatare mbi nivelin e detit 357 m dhe formohet nga bashkimi i Lumi i Tiranës, përrenjve Tërkuza dhe Zeza. Delta e tij ndodhet në Kepi i Rodonit (Kabo, 1990-91). Prurja vjetore mesatare e Ishmit është 20,9 m3/s, me modul mesatar të rrjedhjes prej 31,0 l/s/km2. Prurja maksimale është 1’980 m3/sek. Sasia kryesore e lëndëve të ngurta që transportohen në det është 2 milionë tonë/vit. Ishmi ushqehet kryesisht nga ujëra sipërfaqësorë me mineralizim relativisht të lartë prej 461 mg/l. Temperatura e ujit luhatet nga 6,12oC në janar deri në 24,7oC në gusht. Ujërat e Ishmit përdoren për vaditje.