Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/08/25

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bulevardi Evropa nga Fate Velaj në Pogradec

Suksesi i ndjeshëm i projektit "Bulevardi Europa - 100 hapa drejt Europës“ që Fate Velaj e zbatoi me Bashkinë e Pogradecit në zemër të qytetit buzë liqenit rezonoi edhe në Tiranë, Fier dhe mbarë metropolet shqiptare.Europa Boulevard - 100 hapa drejt Europës është cilësuar nga personalitetet më të njohura të Europës si më prestigjozi projekt në përmbushjen e slloganit "Unifying Europe through Culture" (t’a bashkojme Europën nëpërmjet kulturës). Ata e kuptuan qysh në fillim se nuk kishin të bënin thjesht me një shëtitje apo "me disa hapa që po bëheshin drejt Europës" por me një lëvizje të re shpirtërore, me një udhëtim brenda shpirtit, historisë, kulturës së Europës si dhe identitetit të përbashket europian. Në ianugurimin e Europa boulevardPogradec sipas www.velaj.com erdhën vetë zonja Doris Pack - kryetare e komisionit për Europën Juglindore në EU Parlament, Hannes Swoboda - europdeputet dhe funksionar i lartë , Hermann Nitsch-një nga figurat qëndrore të artit botëror, Robert Kabas-një nga figurat qëndrore të artit europian si dhe miq nga vendi e rajoni të cilët vlerësuan se "...erdhëm mbasi nuk donim t’a linin larg syve këtë vepër europiane e se donin që një ditë të thonin: isha dhe unë kur u inaugurua europa bulevard...'.