Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/09/12

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vlora pamje e qytetit nga lart


Renditur e katërta në 10 qytetet ku jetohet më mirë në Shqipëri për vitin 2014 sipas gazetarit dhe botuesit kanadez Tyler Brûlé: "Vlora nuk është më vetëm qytet i lebërve, ka vite që po bëhet një nga qytetet më kozmopolite mbarëshqiptare. Po investohet shumë në sektorin imobilar dhe të pasurit e një banese në Vlorë është tashmë tendenca e fundit e këtushme. Më i pastër dhe me më shumë frymëmarrje se Durrësi, më e shtrirë dhe më e lirë se Saranda, me varietete punësimi, shkollimi, argëtimi në rritje Vlora po kthehet në kryeqendrën bregdetare shqiptare. Përfundimi i autostradës Levan-Vlorës do të shkurtojë distancat me zonat e tjera urbane e do të rrisë më shpejt ekonominë lokale."