Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/10/12

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Luçano Pavaroti


Luçano Pavaroti (12 tetor, 1935 – 6 shtator, 2007) është tenori më i famshëm italian i tridhjetë viteve të fundit si edhe këngëtari më i famshëm jo vetëm në botën e operas, por ndër të gjitha zhanret. Pavaroti lindi në Modena (Emilia-Romanja), Italinë e veriut, dhe ndërroi jetë po aty. Babai i tij ishte këngëtar amator me nje farë dhuntie, në ushtri shërbeu si furrëtar. Në fillim Pavaroti donte të bëhej mësues dhe mësoi dy vjet nxënësit në Scuola delle Magistrale. Në vitin 1956 Pavaroti ka studiuar me tenorin Arrigo Pola dhe për një kohë të shkurtër me M° Ettore Campogalliani në Mantova. Pavaroti këndoi premierë në botën e operas më 29 prill 1961, në rolin e Rodolfos në Bohema, në teatrin e operas të Regjo Emilias.