Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/10/18

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nëna Terezë

Sot është Dita e Nënë Terezës dhe rrallëkush mund të ndihmojë një plak të keqtrajtuar në rrugë, të prekë një lebroz apo t'i afrohet një fëmije të sëmurë e të paushqyer. Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: "Nënë Tereza, ishte e para Ajo e cila më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar që plotesova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë". Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i perket vetëm Shqipërise, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Në vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë që i shërbejnë tërësisht të varfërve. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një Legjendë të gjallë. Vetëm sipas të dhënave të vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.