Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/10/19

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nënë Tereza


19 Tetori njihet si Dita e Nënë Terezës e cila ishte ura ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: "Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë". Vetëm sipas të dhënave të vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 fëmijëve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.