Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/10/25
Appearance
Festivali Oda Dibrane (festival) ka nisur jetën e tij që në vitin 1994 në Peshkopi, Shqipëri dhe është kthyer në një takim – tradite ku kjo e fundit pasqyrohej në një gjini krejt të veçantë, në atë të këngës dhe valles humoristike, ritit dhe alegorisë. Ky festival ka për qëllim të bashkojë artistë shqiptar ngado që ndodhen pavarësisht nga kufijtë me idenë që "Oda Dibrane" do të jetë mikpritëse e "Odës Shqiptare". Ky është një takim origjinal në llojin e vet i cili synon të rizgjojë vlerat e papërsëritshme të kulturës sonë në kuadrin edhe të turizmit kulturor.