Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/11/16

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Kujtim Gjonaj është skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar i lindur në 13 Nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës. Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion "Shqipëria e Re". Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave. Kohët e fundit ka realizuar dokumentarin artistik për rilindasin shqiptar Hasan Tahsini xhiruar në Paris, Konispol dhe Stamboll i cili promovohet të martën 18 nëntor 2014 në Muzeun Historik Kombtar.