Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/11/21
Marie Kraja ndër solistet e para së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja interpretoi në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare si "Mrika", "Lulja e Kujtimit", si dhe të një sërë veprash të huaja si "Rusalka", "Nusja e shitur", "La Traviata", "Jollanda", "Dasma e Figaros" . Përveç roleve operistike, pjesë e repertorit të saj janë dhe shumë arie, romanca, pjesë koncertore, si dhe mbi 300 këngë popullore, sidomos ato të veriut. Repertori i saj i këngëve popullore përfshinte traditën mbarëshqiptare të këngës popullore qytetare duke filluar me këngët e qyteteve Pejë, Gjakovë, Shkodër, Korçë, Berat, Elbasan, Tiranë dhe në këngët popullore të kënduara përmendim: "Çila sytë me të pa", "Dola në penxhere", "Marshalla bukurisë sate"