Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2015/01/31

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ariu i murrmë

Fenomeni i mbajtjes së ariu i murrmë në kaptivitet në bare dhe restorante si dhe rëndësia që ka moratoriumi për mbrojtjen e kafshëve në përgjithësi dhe të specieve të rrezikura të veçanti parashtrohet nga PPNEA . Ekspertët shkencorë të natyrës shpjegojnë se nga puna në terren është vërejtur që situata nuk është nga më të mirat. Mbajtja e mbi 35 arinjve në kafaze në Shqipëri për ta kthyer atë në një element argëtimi ka një kosto të lartë ndërsa në Kosovë situata është përmirsuar me ngritjen e një rezervati rehabilitimi të arinjve në Badovc . Për të marrë një këlysh ariu në kafaz praktikisht humbet mëma e tij. Rrjedhimisht kjo sjell zvogëlimin e popullatës në natyrë pasi eleminohen kafshët riprodhuese. Pra synohet paqe totale me kafshët e egra që vetë kafshët të rigjenerojnë popullatën e tyre dhe ndërkohë njerëzit të rregullojnë marrëdhenien e tyre me natyrën