Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2015/04/19
Appearance
Charles Darwin (12 shkurt 1809 – 19 prill 1882) ka qenë një natyralist anglez, që është i famëshëm për punën e vet mbi teorinë e evolucionit biologjik. Me librin e vet On the Origin of Species (1859) demonstron dy gjëra kryesore: së pari jep prova të dokumentuara nga udhëtimi i vet se evolucioni ka ndodhur, dhe së dyti propozon një teori që shpjegon se si funksionon evolucioni biologjik. Teoria është seleksioni natyror, nëpërmjet të cilit realizohet evolucioni biologjik dhe që është një koncept themelor në biologji.