Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2017/11/11

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hipogeumi i Amfiteatrit të El Jem, një vend arkeologjik në qytetin El Djem, Tunizi. Në të dy anët e këtij tuneli gjenden qeliat ku janë mbajtur kafshët për lojrat. Amfiteatri, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1979, u ndërtua rreth vitit 238 pas Krishtit, kur Tunizia moderne i përkiste krahinës romake të Afrikës. Është amfiteatri i tretë më i madh dhe një nga më të ruajturat romake në botë me kapacitet për 35,000 spektatorë brenda këndeve me gjatësi prej 148 metra dhe 122 metra, dhe është unike në Afrikë.