Jump to content

Wikipedia:Fillimi (Më shumë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zëri paraqet një dukuri shumë të rëndësishme për njeriun, sepse përmes zërit njeriu komunikon. Dy organet kryesore te komunikimit janë : Trakti vokali si burim i zërit Veshi si pranues i zërit.   Zëri me frekuencë më të vogël se 20 Hz quhet infrazë, kurse ai me frekuencë më të lartë se 20000 Hz ultrazë.

Intensiteti minimal i zërit që mund të ndjej veshi është Imin ~ 10-12 W/m2 . Intensiteti maksimal zërit që mund të ndjej veshi është Imax ~ 1 W/m2 . Sipas Veber Fehnerit reagimi i nivelit të zëritë nuk është linear. Lartësia e zërit është e definuar si një madhësi që shpreh bindjen apo përceptimin e njerëzve për intensitetin e tij. Njësia e lartësisë së zërit është foni (phon). Përveç lartësisë dhe frekuencës, zëri dallohet edhe përmes timbrit. Ky

paraqet ndjenjën subjektive të pastërtisë së zërit dhe i bën të dallueshëm dy tingujt ndërmjet vete.

Reflektimi i zërit dhe jehona Kur vala e zërit arrin kufirin midis mjediseve me karakteristika të ndryshme, si p.sh me dendësi dhe shpejtësi të zërit në atë mjedis, ajo reflektohet. Një madhësi e përshtatshme për të karakterizuar mjedisin është rezistenca akustike, z e cila definohet si prodhim i densitetit të mjedisit ᵽ Ca shpejtësia e zërit z= Ca

Kjo madhësi paraqet rezistencën që e bën njëri mjedis për përcjelljen e shtypjes së zërit në mjedisin tjetër

Kur vala e zërit kalon nga mjedisi me rezistencë akustike z1=r1ca1 në mjedisin me rezistencë akustike z2=r2ca2 , atëherë përqindja e valës që reflektohet përshkruhet përmes koeficientit të reflektimit r, të definuar si :

z2-z1 z1+z2 Zëri i reflektuar quhet jehonë.