Jump to content

Wikipedia:Ilustro Wikipedia-n

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ilustro Wikipedia-n është fushatë e redaktimit online që synon të pasurojë artikujt ekzistues në Wikipedia shqip me ilustrime (fotografi, video, audio, harta, diagrame), të cilat u mungojnë.

Ftohen të gjithë redaktuesit e rinj apo ekzistues, fotografë, ilustrues dhe entuziastë të ngarkojnë kontributet e tyre në faqe, të cilat e shohin se janë të pailustruara. Fushata do të zhvillohet përgjatë 8 nëntor - 8 dhjetor 2019.

Wikipedia përveç se është enciklopedi ku mund të shkruani artikuj për temat që përzgjedhni, po ashtu ofron mundësinë të përmbushni artikujt me fotografi, video, audio, harta, etj. që lidhen me to. Kontributi juaj në ilustrimin e Wikipedia-s ndihmon në ilustrimin e njohurive dhe i bën artikujt më tërheqës dhe informues.

Duke shpërndarë ilustrimet në Commons dhe më tej në artikujt e Wikipedia-s, ilustrimet tuaja do të shihen nga qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota. Po ashtu, jeni duke ndihmuar në ndërtimin e një burimi të përbashkët i cili arrin një audiencë më të gjerë: fotografitë në Commons përdoren nga webfaqe edukative, blogerë, artistë, filmbërës, studentë, mësimdhënës dhe shumë të tjerë nga fusha të ndryshme.

Si të bëhem pjesë e fushatës?

Menyra e lehtë: skedarë medialë ekzistues përmes editorit pamor

Ilustrimi i një artikulli në Wikipedia për fillestarë


  1. Krijoni llogari të përdoruesit në Wikipedia apo njërën nga projektet motra ose nëse keni llogari ekzistuese, kyçuni me të.
  2. Zgjedhni artikullin në Wikipedia shqip, të cilin dëshironi ta ilustroni.
  3. Në artikull klikoni butonin "Redakto", pastaj në shiritin poshtë butonin "Futni", pastaj "Media".
  4. Në dritaren që ju hapet, në shiritin për kërkim, kërkoni fotografi që janë pjesë e librarisë së Wikimedia Commons dhe që përshtaten me përmbajtjen e artikullit. Mos harroni të përshkruani çfarë përfaqëson fotoja.
  5. Ruani ndryshimet.
  6. Shtoni nofkën tuaj më poshtë për t'u bërë pjesë e fushatës.

Menyra pak më e vështirë: skedarë të rinj përmes Commons

  1. Krijo llogari në Wikimedia Commons për t'i ngarkuar ilustrimet. (nëse keni llogari ekzistuese në Wikipedia mund të kyçeni me të edhe në Commons)
  2. Në webfaqen e Commons, klikoni "Upload" (sigurohuni që jeni të kyçur)
  3. Shkoni në fund të faqes që ju hapet dhe në këndin djathtas klikoni "Next"
  4. Zgjedheni skedarin në kompjuterin tuaj për ngarkim
  5. Zgjedhni nëse skedari është punë e juaja. Si fillestarë rekomandohet t'i ngarkoni vetëm fotot që keni bërë vetë.
  6. Nëse është e dikujt tjetër, vendoseni emrin e autorit dhe burimin, pastaj zgjedheni statusin e të drejtave të autorit
  7. Vendosjani skedarëve të ngarkuar nga një titull unik dhe një tekst përshkrues për të. Zgjedhini kategoritë përkatëse.
  8. Përzgjedheni artikullin në Wikipedia shqip, në të cilin dëshironi të kontribuoni me ilustrimet tuaja.

Pasi keni ngarkuar ilustrimin në Wikimedia Commons, mund të përdorni Përpunimin Pamor për ta shtuar në artikull të Wikipedia-s shqip pa pasur nevojë të përdorni Wikicode. Vetëm ndiqni këta hapa:

  1. Kliko "Redakto" pastaj "Futuni" dhe në menu gjeni ikonën e media-s
  2. Kërko skedarin në shiritin e kërkimit dhe pasi ta gjeni, klikojeni
  3. Ruaj ndryshimet.

Si të ngarkoj nga celulari?

Nëse ke celular ose pajisje tjetër me kamerë, mund t'i ngarkosh fotografitë direkt nga pajisja duke përdorur aplikacionin e Wikimedia Commons për Android ose iOS, apo versionin për celular të webfaqes.

Çka fitoj?

Synimi i fushatës është përmirësimi i garës. 3 nga wikipedianët më aktivë do të marrin kartolina nga Grupi i Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe.

Pyetje

Nëse keni paqartësi ose ndonjë pyetje, na kontaktoni në faqen e diskutimit ose në email info@wikimediashqip.org

Pjesëmarrësit