Shko te përmbajtja

Wikipedia:Ndihmësi i Artikujve/Shkruaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndihmësi i Artikujve
Artikulli juaj i parë, hap pas hapi
3Lloji dhe titulli
4Shkrimi
Jeni gati të nisni artikullin! Më poshtë zgjidhni llojin e artikullit, shkruani titullin dhe shtypni «Nis artikullin»: do t'ju hapet një skelet i gatshëm, me kutinë e të dhënave, me pjesët kryesore dhe me udhëzime të shkurtra për secilën. Skeleti është vetëm ndihmë për të nisur: pjesët mund t'i ndryshoni, t'i hiqni ose t'u shtoni të tjera, përveç pjesës së referimeve.
A ekziston tashmë?

Kërkojeni temën më parë, edhe me emra të tjerë. Nëse artikulli ekziston, përmirësojeni atë.

A ka burime?

Tema duhet të jetë e shquar: për të duhet të kenë shkruar burime të besueshme e të pavarura, si libra, gazeta a revista. Artikujt pa burime zakonisht grisen.

Me fjalët tuaja, në shqip

Mos kopjoni tekst nga faqe interneti a libra: shkelen të drejtat e autorit. Mos ngjitni përkthime automatike a tekste të inteligjencës artificiale pa i kontrolluar. Wikipedia nuk është vend për ese, receta, udhëzues a reklama: shihni çfarë nuk është Wikipedia.

Zgjidhni llojin e artikullit
Si titull shkruani vetëm emrin e temës, me shkronja të zakonshme: «Ismail Kadare», jo «ISMAIL KADARE», «Dr. Ismail Kadare» a «Biografia e Ismail Kadaresë» (më shumë për titujt). Nëse një artikull me atë titull ekziston, do t'ju hapet ai për redaktim. Doni vetëm të provoni si funksionon? Përdorni Livadhin: faqet e provës në enciklopedi grisen.
Njerëz dhe organizata
Person
Biografi: shkrimtar, sportiste, politikan, shkencëtare…
Organizatë ose institucion
Shkollë, universitet, shoqatë, parti, institucion shtetëror…
Kompani
Sipërmarrje, ndërmarrje ose markë tregtare.
Vende
Vendbanim
Qytet, fshat, komunë ose lagje.
Ndërtesë ose monument
Kishë, xhami, kala, kullë, urë, muze, monument kulture…
Mal
Mal, majë, vargmal ose kodër.
Lumë
Lumë, përrua ose kanal.
Det
Det, liqen, gji ose lagunë.
Kulturë dhe sport
Libër ose vepër
Roman, përmbledhje me poezi, studim ose vepër tjetër e botuar.
Film
Film artistik, dokumentar ose i animuar.
Album muzikor
Album i një këngëtari ose i një grupi.
Gjuhë
Gjuhë ose dialekt.
Klub sportiv
Klub futbolli, basketbolli ose i një sporti tjetër.
Histori dhe shkencë
Luftë ose betejë
Luftë, betejë, kryengritje ose përballje tjetër luftarake.
Sëmundje
Sëmundje, çrregullim ose problem tjetër shëndetësor.
Bimë ose kafshë
Lloj bime, kafshe ose kërpudhe.
Tjetër
Temë tjetër
Çdo temë që nuk hyn te llojet e tjera: një skelet i përgjithshëm, pa pjesë të gatshme.
Pasi të publikoni

Artikulli mbetet «i pakontrolluar» derisa ta kontrollojë një kontrollues ose administrator. Ata janë pak dhe artikujt në pritje shumë, prandaj kontrolli mund të zgjasë: kini durim. Nëse artikulli ka nevojë për ndreqje, redaktorët ju shkruajnë në faqen tuaj të diskutimit: përgjigjuni dhe ndreqeni, që të mos griset.

Keni pyetje?

Shtrojini te Pyetje e Përgjigje: aty ju përgjigjen redaktorët me përvojë. Këshilla më të hollësishme ka te Artikulli i parë.