Wikipedia:Unë redaktoj Wikipedia-n

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Wikipedia ekziston falë punës së vullnetarëve të saj. Një strukturë e tillë është dëshmi e qartë e fuqisë e suksesit të punës vullnetare. Ajo synon grumbullimin e të gjitha njohurive njerëzore në një vend të vetëm e për këtë na duhet ndihma juaj.

Unë redaktoj Wikipedia-n është një fushatë 1 mujore, e organizuar në formë konkursi, e cila ka për qëllim rritjen e numrit të vullnetarëve dhe përmirësimin e përgjithshëm të Wikipedia-s shqip.

Redaktimet e bëra gjatë kësaj fushate do të vlerësohen me pikë dhe për vullnetarët me më shumë pikë do të ketë shpërblime simbolike.

Rregullat

  1. Duke qenë se qëllimi kryesor është pjesëmarrja e vullnetarëve të rinj, në konkurs do të pranohen vetëm vullnetarët të cilët janë aktualisht krijues të jo më shumë se 2 artikujve.
  2. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia. Për të krijuar një llogari, shtyp këtu.
  3. Pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj, duhet të shtypni këtu për tu bërë pjesë e konkursit.
  4. Krijimi i artikujve të rinj do të vlerësohet me 20 pikë.
  5. Ilustrimi i artikujve do të vlerësohet me 5 pikë.
  6. Referimi i artikujve do të vlerësohet me 10 pikë.
  7. Redaktimet në tekst do të vlerësohen me 5 pikë.
  8. Për çdo 500 fjalë të shtuara në një artikull do të ketë një bonus prej 15 pikësh.

Qëllimet

  1. Rritja e numrit të vullnetarëve në Wikipedia-n shqip.
  2. Përmirësimi i përgjithshëm i artikujve aktualë.
  3. Ndërgjegjësimi i publikut ndaj faktit se e tërë Wikipedia ekziston falë punës vullnetare.
  4. Krijimi apo përmirësimi i të paktën 50 artikujve në Wikipedia-n shqip.

Vullnetarët e rinj

Unë redaktoj Wikipedia-n është një konkurs i ideuar për vullnetarët e rinj, kështu që, mungesa e përvojës nuk është problem për pjesëmarrjen. Për t'ju ndihmuar në redaktimet tuaja të para në Wikipedia shikoni faqet e mëposhtme.

Kontakte

Wikipedians of Albanian Language User Group - info@wikimediashqip.org