Jump to content

Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Cilësia e plazheve në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

--Atdhegashi (diskutimet) 14 qershor 2013 22:00 (CEST)Shqipëria është një vend i bekuar, me një vijë bregdetare prej 316 kilometrash. Përgjatë tij ravijëzohen plot plazhe ranore e me gurë, duke e kthyer në një nga zgjedhjet e preferuara për kalimin e pushimeve të verës. Megjithatë, zhvillimet e vrullshme urbane kanë ndikuar jo pak mbi pastërtinë e tij. Deti Adratik dhe Jon janë bërë pritësit e shkarkimeve urbane, industriale, bujqësore e blegtorale. Në ta derdhen jashtë cdo kontrolli pesticidet dhe kimikatet e papërpunuara të tokave bujqësore, mbetjet organike, të cilat përmbajnë fosfor e azot, viruse e baktere patogjene, metale të rënda, etj.[përgjigjuni]


Rritja e banorëve në disa qendra urbane e ka bërë të pamundur procesin e vetpastrimit të detit, për shkak të sasisë së madhe të shkarkimeve urbane. Pervec këtyre faktorëve, të cilët duhet të ishin nën menaxhimin dhe kontrollin e qeverive lokale, listës së gjatë i shtohen edhe plehrat e pafundme të lëna kudo përgjatë bregdetit, përfshi këtu edhe një ndër armiqtë kryesorë të gjallesave detare, qeset e plastmasit. Por ndotjet e drejpërdrejta nga shkarkimet në det apo plehrat nuk janë të vetmet.

Ndotja e lumenjve, sidomos nëpër zonat rurale, ku luginat e tyre jo rrallë janë vend-depozitimet e mbetjeve janë një tjetër burim papastërtie. Edhe ndotja e ujërave nëntokësore jep ndikimin e saj në këtë vorbull të madhe. Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se plazhet shqiptare janë në rrezik të madh. Nëse disa prej tyre ende janë nën kufinjtë e ndotjes, kjo nuk vjen për shkak të menaxhimit të kujdesshëm të tyre, por thjesht për inertësi dhe frenkuentim jo masiv.

Dy nga indikatorët më të rëndësishëm të cilësisë së ujrave detare, të cilë lidhen me mikroorganizma të ndotjes fekale janë: koliformet fekale (Fecal Coliforms – FC) dhe enterokoku intestinal (Intestinal Enterococus – IE). Fokusi bie kryesisht mbi këta dy indikatorë pasi derdhja e papërpunuar e ujërave të zeza në det është burimi më i madh i ndotjes si dhe vatër e sëmundjeve infektive. Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, plazhet më të ndotura janë në Durrës, Kavajë, Vlorë e Sarandë. Ndërkohë që me cilësi më të mirë paraqiten Borshi, Dhërmiu, Shëngjini, Velipoja e Himara. --Atdhegashi (diskutimet) 14 qershor 2013 22:00 (CEST)[përgjigjuni]

[1]

  1. ^ http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/en/id/296/Cilesia-e-plazheve---indikatoret-Fecal-Coliforms-dhe-Intestinal-Enterococus