Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Crregullimet fobike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Fobia të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Vendos përmbajtjen e materialt në vazhdim...

 Kuptimi I pergjithshem Te githe njerezit kane frike. Ky nuk eshte nje problem pasi me kalimin e rrezikut kalon edhe frika. Por kur rreziku kalon dhe frika nuk justifikohet realisht nga rreziku qe e ka shkaktuar ate, ky eshte nje problem. Nese nje problem I tille behet I qendrueshem duke u perseritur sa here takohemi me nje situate te vecante atehere mund te pershkruhet si fobi. Fobite jane frikera te qendrueshme dhe te paarsyeshme ndaj nje objekti, aktiviteti ose situate te vecante. Fobite jane frikera qe nuk kane justifikim ne realitet (psh. Frike nga kafshe te vogla dhe te pademshme) ose frikera qe jane me te medha sesa eshte e justifikueshme (psh. frike ekstreme per te fluturuar ne avion). Njerezit fobike kane frike nga insektet, kafshet, erresira, lartesia, fluturimi, mbajtja e fjalimeve dhe shume te tjera. Ata jane te gatshem te pohojne se do tu bjere te fiket, do te vdesin nga frika, do te cmenden n.q.s do tu duhet te perballen me ato cfare kane frike pa pasur mundesi per tu larguar. Keta njerez kerkojne sjellje te forta shmangjeje te ketyre sitatave. Nje aspekt I frikes fobike eshte se individi eshte I vetedijshem per paarsyeshmerine e frikes, pra ata e dine se frika e tyre nuk justifikohet me realitetin, por ne te njejten kohe ata s’mund te ndalojne veten nga te qenit I frikesuar. Pra fobia konsiderohet si nje frike ekstreme nga dicka. Fobite ndikojne ndjeshem ne aktivitetin e individit. Nese objekti apo situatat e frikshme mund te shmanget me lehtesi, personi pranon te heqe dore nga qellimi qe kishte, mjafton qe te mos provoje friken apo sikletin ne te cilin e hedh ajo situate. Ndersa nese objekti ose situatat e frikshme nuk mund te shmangen, personi perjeton frike e panik te pakontrollueshem duke bere te pamundur vazhdimin normal te aktivitetit te tij. Crregullimet fobike jane tri llojesh: Fobite e thjeshta, Fobite shoqerore dhe Agorafobia


1. Fobite e thjeshta – Jane fobi qe ndodhin me rralle se fobite e tjera dhe jane me te perhapurat. Nje ne dhjete persona vuan nga nje fobi e vecante. Burimi kryesor I tyre jane kafshet, insektet ose qenie tjera te gjalla. Individe qe vuan nga fobite e thjeshta shpreh nje frike te tepruar te paarsyeshme ndaj ngacmimeve te vecanta. Fobite e thjeshta dhe te perhapura lidhen me qente, gjarperinjte, insektet, gjakun, hapesirat e mbylluara dhe lartesite. Ata nuk perfshijne friken nga situata sociale ose friken e krizes se panikut. Femrat jane ato qe I provojne me shume fobite e thjeshta. Ne kete rast problemi mund te linde ne cdo moshe. Simptomat qe shfaqen jane dridhje, djersitje dhe gjendje te fiketi. Kjo lloj fobie ndryshon nga fobia shoqerore dhe agorafobia sepse perfshin frike ndaj nje situate me shume se sa frike ndaj sjelljes ne nje situate e cila e ve ne nje situate te veshtire individin.

2. Fobia shoqerore- Ka te beje me friken dhe shqetesimet e tepruara irracionale gjate bashkeveprimit me njerez te tjere. Fobia sociale perfshin friken ndaj kritikave, gabimeve, te folurit ne publik, etj. Kjo lloj fobie shpesh ndeshet ne adoleshence dhe mund te krijoje problem serioze ne jeten e individit deri ne izolimin e tij. Edhe te fobite sociale me te predispozuara jane femrat. Fobia shoqerore ndryshon nga fobite e thjeshta dhe agorafobia ne faktin se fobia shoqerore kufizohet ne ato situate ku eshte I mundshem veshtrimi I perqendruar I te tjereve.

3. Agorafobia- Origjina e kesaj fjale vjen nga greqishtja e lashte (agora – shesh) dhe ka te beje me friken nga ambientet e hapura. Shpesh kjo lloj fobie trajtohet jo vetem si shkaku I frikes sone por edhe si pasoje e pamundesise per te marre ndihme ne ambiente te hapura ne rast rreziku. Pra agorafobia eshte e lidhur me nje teresi problemesh qe sillen rrotull frikes. Nje gjendje e tille kerkon izolime total e individit nga rrethi social. Ai nuk del nga shtepia pasi ka frike nga ambientet publike kur ndeshet me nje grup njerezish, nuk shkon ne Pazar, ndihet I paafte per te udhetuar me mjete te transportit civil.

Ne psikologji permenden mbi 100 lloj fobish por disa nga fobite me specifike jane keto: Akrofobia – Frika nga vendet e larta Aoklafobia – Frika nga turma Patofobia – Frika nga semundja Zoofobia – Frika nga kafshet Hematofobia – Frika nga gjaku Monofobia – Frika nga vetmia Mizofobia – Frika nga infektimi Niktofobia – Frika nga erresira Hidrofobia – Frika nga uji Bibliofobia – Frika nga librat Algofobia – Frika nga dhembja Astrofobia – Frika nga shtrengatat Klaustrofobia – Frika nga vendet e rrethuara

 Shkaqet kryesore te fobive Studimet e shumta qe jane bere tregojne se jane te shumta shkaqet nga te cilet jemi te predispozuar qe te vuajme nga crregullimet neurotike, si fobia ne kete rast. Ata theksojne se fobia ne te shumten e rasteve zhvillohet gjate femijerise por edhe ne periudha te tjera te jetes. Keshtu prej studiuesve eshte pranuar se disa fobi si psh. fobia e hapesirave mesohet dhe fitohet ne moshe te rritur nderkohe qe fobia nga erresira, stuhite ose nga disa kafshe mund te jene shfaqur qe ne vitet e para te jetes. Per me shume kohe ka dominuar opinioni se fobite zhvillohen ne baze te reaksioneve nga te qenit shpesh ne situata te frikshme dhe qe jane teper shqetesuese, por krahas kesaj shume nga reagimet tona emotive mund te zhvillohen ne baze te perceptimit te gjendjeve fobike qe perjetojne te tjeret. Psh. femija duke shikuar nenen e tij qe ka fobi merimangat, ka shume te ngjare qe edhe ai ta zhvilloje te vetja kete lloj fobie.


 Terapia Konjitive- Bihejviorale Terapia konjitive-bihejviorale eshte nje lloj psikoterapie. Personat me fobi sociale mesojne menyra te reja per t’iu pergjigjur situatave qe shkaktojne frike dhe keqfunksionim fizik. Terapisti e meson personin qe vuan nga kjo lloj fobie, se si te vleresoje ne menyre me te arsyeshme situaten qe e frikeson. Duke I drejtuar besimet e pasakta, terapisti ndihmon ate person te zvogeloje friken e te qenit I gjykuar ng te tjeret. Keto ndryshime ne menyren e te menduarit gershetohen me ekspozimin gradual te kontrolluar ndaj situatave qe provokojne ankth tek ai person.


 Disa menyra per te menaxhuar fobite

Disa persona gjejne nje menyre shume te thjeshte per te shmangur fobite e tyre, pra duke mos u ekspozuar ndaj tyre ne menyre qe te mos perballen me to. Kjo eshte nje menyre qe cilido prej nesh mund ta beje, por nuk eshte kjo zgjidhja e cila do na ndihmonte perhere sepse eshte pothuajse e pamundur qe gjithsecili prej nesh te fshihet nga frika qe ndiejme sa here qe te perballemi me te. Ja cila eshte nje menyre shume efikase qe cdo njeri nga ne ta menaxhoje friken e tij: Ne nje leter shkruani fobite qe keni dhe I vleresoni me nje note nga 1 deri te 10. Kushtojini me teper rendesi asaj fobie e cila shkakton me se shumti efekte anesore, si psh. marrje mendsh, te vjella, etj. Nese kerkoni te menaxhoni kete fobi mund te kerkoni ndihmen e nje eksperti, psikologu apo terapisti per t’ju mbikqyrur, ose mund ta provoni edhe vete. Psh. ka persona qe vuajne nga fobia e lartesise, ne kete rast nga fluturimet me avion. Gjeja e pare qe duhet te beni eshte te mendoni se pas dy javesh do te keni nje udhetim me avion. Paraprakisht duhet te mendoni cfare do te beni gjate vajtjes ne aeroport, gjate hipjes ne avion dhe gjate ngjitjes se avionit. Nese do te beni kete gje do te vini re se ne nje fare menyre do te ndjeni pikerisht ato simptoma qe ndjeni kur udhetoni me avion. Keshillohet qe kjo situate te perseritet tre here ne jave ne nje periudhe kohe prej dy javesh dhe do te shihni qe do te jeni ne gjendje qe te menaxhoni friken tuaj si dhe te kontrolloni ate ne menyre sa me te mire te mundshme.