Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Dialektet dhe gjuha shqipe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

{{Studenti&Wikipedia

Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa gjuha shqipe të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}

Gjuha shqipe standarte Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).

                                   Dialekti gegë

Dialekti gegë ose gegërishtja (Geg.gegnisht) është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet nga shqiptarët gegë në veri të Shqipërisë, në Kosovë, nëMaqedoni, në Turqi si dhe në Serbi dhe Mal të Zi. "Kufiri natyror" në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.Gegë është po ashtu klasifikim nënetnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin, cekur më lart, ose folësit e gegërishtes. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si Gegëri, sidomos gjatë shek. XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit. Gegnishtja nuk zotëron status zyrtar si gjuhë e shkruar e gjuhës shqipe.Dialekti gegë e ka prejardhjen nga historia e lashte e Homerit ku aty shkruhej : “Përtej maleve të Akrokeraunit banojnë gjigantët.”- qe do te thote se GJIGAJ do te thote GEGAJ . Pra fjala gegë e ka prejardhjen nga Greqia e lashte .

Vecanti ndermjet dy dialekteve te ndryshme te Shqiperisë jane: • Paskajorja

• Foljet kalimtare dhe jokalimtare

• Fjalori I pasur

• Zanoret hundore

• Rotacizmi

                          Paskajorja

Paskajorja pa parafjalen me ose me parafjalen me pjesorja e foljes (p.sh. me punue, me kallëzue). Kjo veçanti e gegërishtes përdoren në shumicën e gjuhës dhe zë vendin e mënyrës lidhore të gjuhës standarde në shumicën e rasteve. Mënyra lidhore që përdoret në standard lidhet me vetën dhe kohën (e tashme: p.sh. të punoj d.m.th. unë të punoj, të punosh d.m.th. ti të punosh etj., dhe e pakryer: të punoja, të punoje, etj.) ndërsa paskajorja e gegërishtes është gjithëpërfshirëse.Shumë gjuhëtarë sot janë ithtarë të futjes së këtij lloji të paskajores në gjuhën standarde meqë një pjesë e madhe e shqiptarëve e përdorin në të folurën e përditshme. Këta gjuhëtare mendojnë se shqipja standarde do të ishte më e lehtë dhe me më shumë mundësi shprehëese e stilistike. Ky lloj i paskajores do të ofronte përkthime më adekuate në këtë rast: "To Be or Not To Be" (Shekspir: Hamleti, III-I). Shekspiri nuk thotë Ti, të jesh apo të mos jesh, por thotë, pa iu drejtuar asnjë vete, as të dytës, as të tretës: “Me qenë a mos me qenë” (ose në variante më të skajshme: "me kânë a mos ke kânë"). Ndërkaq, një përkthim i tipit "për të qenë apo për të mos qenë" nuk tingëllon shqip.

Foljet kalimtare dhe jokalimtare Megjithëse ne formen veprore, në gegërishte, shumë folje, si “me ardhë/vij”, në të kaluarën dhe kohë të tjera të së shkuarës paraprihen nga folja “me qenë/jam”. P.sh. “Jam ardhë dje, po nuk t’gjeta aty”. Sidoqoftë, këto folje mund të zgjedhohen edhe si në standard me “kam” përpara, por modeli i mësipërm është shumë i përhapur në Kosovë.

                         Fjalori I pasur

Gegërishtja ka shumë fjalë që nuk përfshihen në fjalorin e gjuhës standarde. Disa shembuj: me nirthtë,me (i) mejt (p.sh. Më ka mejt krahu), kacurret (plot, me spicë), ani (e ngjashme me pra por jo saktësisht), etj.

                                       Zanoret hundore

Zanoret hundore (â, ê, î, ô, ŷ, û) e bëjnë gegërishten më të vështirë për t'u mësuar si dialekt (për shqiptarët) ose gjuhë e dytë (për të huajt që mësojnë shqipen gegë). Njëherësh, theksimi i tyre është dallimi kryesor në theks prej toskërishtes, duke e bërë atë më të butë për veshin. Zanoret hundore zëvendësojnë thuajse plotësisht tingullin e theksuar "ë" që në gegërishte figuron si shkronjë për zgjatjen e zanores paraprijëse dhe shpesh quhet "e pa zâ" (e pa zë). Kur "ë"-ja shkon e patheksuar në toskërisht, në gegërisht ajo zgjat zanoret paraprake.

                                              Rotacizmi

Kjo është një teori shumë e mbështetur nga studimet. Shihet, për shembull se rotacizmi “n” në “r” ka ndodhur e jo “r” në “n”, çka dëshmon se gegërishtja ka ruajtur më shumë elemente të shqipes së vjetër. Këtë e zbulojmë prej fjalëve latine si psh. “virgin-” që në gegërishte sot është “virgjin” dhe në toskërisht/standard “i/e virgjër”, “inimicus” e gjetur në gegërishte si “anmik” dhe e transformuar në toskërisht/standard si “armik”.

                         Dialekti toskë

Toskë ose toskërisht është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që fliten në jug tëShqipërisë, në një pjesë të vogël të Maqedonisë, në Greqi dhe në Italinë jugore nga arbëreshët. Kufiri në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin që përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim. Toskërishtja në vetvete ka 3 nëndialekte, si toskërishtja veriore, labërishtja dhe çamërishtja.

Standard Toskërisht Gegërisht Shqiperi Shqiperi Shqypni nje nje nji/nja nente nente nante eshte eshte asht / a bëj bëj baj emër emër êmën pjekuri pjekuri pjekuni gjendje gjëndje gjêndje zog zok zog mbret mbret mret për të punuar për të punuar me punue rërë rërë rânë qenë qënë kjênë / kânë nënë nënë nanë dëllinjë enjë bërshê baltë llum bâltë cimbidh mashë danë

       Disa fjale qe ndryshojne ne varesi te dialekteve
           Shqipja standarde dhe gegërishtja

Shqipja standarde megjithëse mbështetet në dialektin toskë të zonës juglindore të Shqipërisë, ka në përbërjen e saj fjalë apo formime nga gegërishtja, pa të cilat nuk do të bëhej i mundur formimi i disa fjalëve. Disa nga shembujt janë fjalët meqenëse, humnerë dhe folja synoj. Fjala meqenëse vjen nga paskajorja me qenë e gegërishtes, dhe një formim i kësaj fjale duke u mbështetur vetëm në toskërisht do të ishte përtëjemse, fjalë e cila nuk shkon në gjuhën shqipe. Fjala humnerë vjen nga folja humbdhe fjala në erë, dhe gjuha standarde e ka formuar këtë fjalë nga format gegë hum (humb)+ nerë(nder). Edhe folja synoj vjen nga fjala syni: synoj=ia ve synin (gegërisht) dhe jo syroj siç mund të ishte nëse do të formohej nga toskërishtja e cila nuk e përmban këtë folje. Gjithashtu duhet përmendur tema "krye" me të cilën shqipja formon qindra fjalë, teksa me formën toske "kokë" formohen shumë fjalë. Kemi kryeshkamb, por nuk mund të themi kokëshkëmb; teksa forma kokëfortë e toskërishtes, jepet lehtë edhe në gegërisht, me kryefortë, etj.

               Dallimet ndermjet dy dialekteve 

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë). Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.

             Ese: “Dialektet dhe gjuha shqipe”

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore : dialekti gege dhe dialekti toske . Gegerishtja flitet ne pjesen veriore te Shqiperise ndersa Toskerishtja flitet ne pjesen jugore te Shqiperise. Kufiri natyror qe ndan keto dy dialekte ne pozita te ndryshme gjeografike eshte lumi Shkumbin. Dialektet kane ndyshime fonetike por edhe ndryshime leksikore. Toskerishtja nuk ndryshon shume nga shqipja standarte ndersa gegerishtja ka shume fjale te reja qe nuk gjenden ne fjalorin e shqipes standarte. Megjithese dy dialektet kane ndryshime nga njeri-tjetri folesit e tyre kuptohen me lehtesi me njeri-tjetrin. Toskerishtja eshte me e afert ne leksike dhe fonetike me shqipen standarte se sa gegerishtja ,por une mendoj se te dyja dialektet duhet te zhduken dhe te flitet vetem nje gjuhe – Gjuha shqipe – sepse vetem ne kete menyre do te zhdukeshin te gjitha diskutimet per futjen e fjaleve te reja ne shqipen standarte nga dialektet e veriut ose te jugut.Keto dy dialekte nuk sjellin asgje tjeter vecse percarjes se njerezve qe jetojne ne veri te Shqiperise nga njerezit qe jetojne ne jug te Shqiperise dhe kjo eshte arsyeja kryesore se perse keta dy dialekte sjellin pasoja negative ne popullsine shqiptare. Dialektet fliten ende ne de dyja zonat ,por une mendoj se vetem shqipja standarte duhet te shkruhet , perdoret dhe mesohet neper libra sepse ne kete menyre cdo njeri do mesonte gjuhen e vertete SHQIPTARE !

                     Dialektet e Gjuhës Shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).