Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/HTTP

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Hypertext Transfer Protocol të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


--ValonMustafa (diskutimet) 10 qershor 2014 15:38 (CEST)1. NJË PËRMBLEDHJE E SHKURTË HTTP është një akronim për HYPERTEXT TRANSFER PROTOKOL (protokoli për barjtje të
hipertekstit-kodit të shkruar në html-hypertext markup language për paraqitje të përmbajtjes së një
ueb faqeje). Protokoli në rrjetat kompjuterike definon dhe kontrollon mënyrën e komunikimit të dy
apo më tepër pajisjeve harduerike/aplikacioneve të ndryshme të shpërndara në rrjetë. Protokli HTTP
definon mënyrën se si ueb brovserët (aplikacionet për navigim-hulumtim në internet) i marrin
informatat/ueb faqet nga ueb serverët (serverët janë makina të fuqishme të cilat punojnë si shërbyes të
klientëve-makinave që këkojnë shërbim, por që mund të jenë edhe vetë si klient). Ky protokol është
protokol i nivelit të aplikacioneve (pra u vie në ndihmë aplikacioneve të shpërndara në rrjetë) të
TCP/IP protokoleve (transmission control protocol/internet protocol që janë protokole për kontrollim
të bartjes në internet dhe vetë internetit) dhe për here të pare është zhvilluar në vitin 1990 si
HTTP/0.9 dhe më vonë është standardizuar në vitin 1996 më RFC 1945 si HTTP/1.0 (RFC-request
for comments, kërkesa apo ftesa për komente-përmirësim dhe propozoime të reja për HTTP-në,
numri 1945 tregon numrin e radhës për RFC). HTTP/1.1 është verzioni që përdoret sot dhe që është i
definuar mirë në RFC 2616. RFC-të lëshohen nga WORLD WIDE WEB CONSORTIUM dhe
INTERNET ENGINEERING TASK FORCE, këto i kordinojnë qëndrimet e veta.
Më saktësisht, HTTP është një protokol i llojit pyetje/përgjigje (request/response) në mes të klientëve
dhe serverëve.
2. HYRJA
Një HTTP klient i dërgon një kerkesë ( bën një pyetje-request) ueb serverit i cili është i vendosur në
një largësi të caktuar për ndonjë informatë-ueb faqe. Këtë ai e bën duke bërë një lidhje nëpërmjet
TCP protokolit me ueb serverin. Ueb serveri ka disa porte të cilat u shërbejnë kërkesave të klientëve,
si port i rëndomt që përdoret për këtë qëllim është porti 80. Pas pranimit të kërkesës, serveri ia kthen
klientit një mesazh ku përfishihen informatat qoftë për atë se kërkesa nuk mund të plotësohet apo jo
momentalisht, si dhe informatën se kërkesa është plotësuar p.sh.- HTTP/1.1 200 OK, pra atij i
dërgohet ueb faqja e kërkuar.
Resurset ( pajisjet-ueb serverët ) që duhet të qasen nga HTTP identifikohen duke përdorur
identifikuesit uniform të resurseve –Uniform Resource Identifiers apo URL-të. Këta identifikues apo
këto adresa fillojnë me “http:”, me çrast bëhet e ditur se përdoret http protokoli.
3. IMPLEMENTIMI I HTTP-së
Implementimi i HTTP-së bëhet duke zhfrytëzuar sintaksën e definuar për të. HTTP implementohet
duke shfrytëzuar mesazhet për kërkesë , ku kërkesat mund të bëhen në disa mënyra .

Skema e zakonshme e punës së HTTP-së është:
1. Klienti lidhet me ueb serverin,
2. Serveri e pranon lidhjen,
3. Klienti kërkon një fajll.
4. Serveri e kthen përgjigjen ( duke përfshirë apo mospërfshirë fajllin e kërkuar nga klienti).
3.1. MESAZHI PËR BËRJEN E PYETJES
Mesazhi për pyetje përbëhet nga :
- rreshti për pyetje, si p.sh. GET / images / logo.gif HTTP/1.1, me të cilin kërkohet fajlli me emrin
logo.gif nga direktoriumi / images,
- Hederat (Headers), si Accept-Language: en
- Një rresht i zbrazët
- Një mesazh- që është opcional Rreshti i pyetjes dhe hederat duhet patjetër të përfundojnë me CRLF ( carriage return i shoqëruar nga
një line feed). Rreshti i zbrazët duhet patjetër të përbëhet vetëm nga CRLF dhe të mos ketë asnjë
whitespace.
Disa hedera janë opcional, ndërsa disa të tjerë kërkohen nga HTTP/1.1.
3.2. METODAT PËR BËRJEN E PYETJES
HTTP i definon 8 metoda për kryerjen e veprimeve në rastin e bërjes së kërkesave drejt ueb
serverit të caktuar. Ato janë:
HEAD
Kjo bën kërkesë të njëjtë me GET ( të pëshkruar më poshtë), por pa trupin e përgjigjes. Kjo
përdoret për marrjen e informatave të shkruara në hederat e përgjigjes, pa pasur nevojë për bartje të
tërë përmbajtjes.
GET
Kërkon një paraqitje të ueb serverit të caktuar. Kjo përdoret më së shpeshti në Ueb. Nuk duhet të
përdoret për operacionet me efekte anësore ( përdorimi i saj në ueb aplikacione nuk është i
përshtatshëm).
POST
Paraqet të dhënat që duhet të përpunohen tek një ueb server.
PUT
E kthen prapa paraqitjen e marrë nga një ueb server.
DELETE
Fshin ueb serverin e specifikuar në kërkesë ( pyetje- request)

TRACE
Përsërit kerkesën e pranuar, ashtu që klienti mund të shoh se cilët servera po shtohen apo ndryshohen
në kerkëse.
OPTIONS
Merr listen e HTTP metodave të cilat i përkrah serveri në fjalë. Kjo mund të shfrytëzohet për të
verifikuar funksionalitetin e një ueb serveri.
CONNECT
Përdoret për ndonjë server të afërt që mud të kthehet në një SSL.
HTTP serverët zakonisht i implimentojnë komandat GET dhe HEAD dhe kur është e mundur edhe
komandën OPTIONS.
3.2.1. METODAT E SIGURTA
Disa nga metodat e përmendura (p.sh. GET dhe HEAD) janë të definuara si të sigurta. Janë të sigurta
në kuptimin se nuk shkaktojnë efekte anësore –nuk e ndryshojnë gjendjen e ueb serverit. Metodat e
pasigurta ( si POST, PUT dhe DELETE) duhet t’i paraqiten shfrytëzuesit në një mënyrë të veçantë ,
zakonisht në formë të butonave e jo si linqe, duke e bërë shfrytëzuesin me dije për obligimet e
mundshme.
Mund të ndodhë që edhe komanda GET të shkaktojë ndryshimin e gjendjes së një ueb serveri . Për
shembull , një HTML faqe mund të ketë një hiperlink i cili përdoret për fshirjen e domenit të një
rreshti në bazën e të dhënave që ekziston në ueb serverin në fjalë, duke ndryshuar kështu gjendjen e
ueb serverit si një efekt anësor i komandës GET. Kjo është mjaft dekurajuese, sepse mund të shkaktoj
probleme për keshat e ueb-it, në makinat për kërkim dhe në aplikacione tjera të rrjetës të cilat pastaj
mund të bëjnë ndryshime të padëshiruara në server.
3.2.2. METODAT IDEMPOTENTE
Metodat si GET, HEAD , PUT dhe DELETE janë definuar si idempotente , me çka kuptohet se disa
kërkesa (pyetje) duhen ta kenë efektin e njëjtë sikur një kërkesë e vetme. Metodat OPTIONS dhe
TRACE , duke qenë të sigurta janë idempotente.
3.3 SI PUNON NJË SESION (si funksion HTTP) I HTTP-së
HTTP implementohet si stateless pyetje /përgjigje protokol. Kjo do të thotë se klientët u bëjnë
kërkesa (pyetje) serverëve, të cilët pastaj i përgjigjen klientit. Protokoli HTTP quhet stateless sepse
çdo pyetje/përgjigje sesion është i pavarur nga njëri tjetri.



Klienti i dërgon një HTTP GET kërkesë serverit nëpërmjet portit 80 të serverit. Portet tjera të serverit
mund të jenë të zëna, por si TCP port i zakonshëm për HTTP kërkesa përdoret porti 80 dhe ueb
serverët për plotësimin e këtyre kërkesave ato i pranojnë nëpërmjet këtij porti. Kur serveri e pranon
kërkesën , ai i bën një analizë hederit të kërkesës për të mësuar se cilin fajll duhet t’i kthej klientit.
Serveri e kodon ( në formatin MIME- Multipurpose Internet Mail Extentions) fajllin e kërkuar dhe
pastaj pasi t’i shoqërojë atij disa hedera ia kthen klientit. Klienti (brovseri i klientit) e pranon
mesazhin, i analizon hederat e tij, e nxjerr fajllin e kërkuar nga trupi i mesazhit dhe në fund e tregon
ueb faqen e pranuar.
Në protokollin HTTP/1.0 çdo kërkesë kërkon një lidhje TCP të veçantë e cila pastaj pas përfundimit
të sesionit duhet të çbëhet. Kjo mënyrë komunikimi është e ngadalshme, nëse p.sh. një ueb faqe i ka
5 figura në të atëherë klienti duhet t’i bëj 6 pyetje ndaras serverit përkatës, një për tekstin e ueb faqes
e 5 për secilën figurë. Në HTTP/1.1 është mundësuar që nëpërmjet një TCP lidhje të vetme të bëhen
disa kërkesa.
Natyra stateless e HTTP-së bën që të jetë e vështirë të bëhen ueb faqe të cilat i mbajnë në mend
kërkesat e klientëve gjatë sesioneve. Mënyrë e zakonshme për të arritur këtë është përdorimi i fajllave

të vegjël të quajtur cookies të cilët serveri i ruan në makinën e klientit për të mbajtur në mend
informatat gjatë sesioneve.
3.3. HTTP-ja E SIGURT
Verzioni i HTTP-së , https (ku s qëndron për secure- i sigurt) është i njëjtë me http por këtu klientit i
bëhet me dije se është duke u shfrytëzuar edhe një formë enkriptimi si mënyrë e sigurt për
komunikim.

3.4. SHEMBUJ TË ZBATIMIT TË HTTP-së
Nëse duam të lidhemi me ueb faqen adresa e të cilës është www.http.header.free.fr/http.html duhet të
shkruajmë në fushën për adresë këtë adresë. Ueb brovseri lidhet me “www.http.header.free.fr” dhe
dërgon:
>> GET /http.html Http1.1
>> Host: www.http.header.free.fr
>> Accept: image/gif, image/x-xbitmap, image/jpeg, image/pjpeg,
>> Accept-Language: Fr
>> Accept-Encoding: gzip, deflateë
>> User-Agent: Mozilla/4.0 (compatible; MSIE 5.5; Windows NT 4.0)
>> Connection: Keep-Alive
>>
Në këtë rast ueb browseri pyet për faqen e quajtur “http.html”. Ai dëshiron të përdorë protokolin
HTTP/1.1. Brovseri është në gjuhën frënge dhe ai është Microsoft Internet Explorer 5.5 në WNT 4.0.
Ueb brovseri dëshiron që lidhja të mbetet e hapur në mes klientit dhe www.http.free.fr ashtuqë të
mund të kërkojë edhe fajlla tjerë brenda kësaj ueb faqeje p.sh. ndonjë fotografi .--ValonMustaf (diskutimet) 10 qershor 2014 15:38 (CEST)