Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Radioaktiviteti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Radioaktiviteti të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Radioaktiviteti[Redakto nëpërmjet kodit]

Rrezet Radioaktive[Redakto nëpërmjet kodit]

Rrezet Radioaktive janë ato rreza te cilat lirohen gjatë një zbërthimi radioaktiv,kjo formë e këtij rrezatimi dallohet nga rrezatimet e tjera për shkak te aftësis depërtuese,prandaj ka efekt të ndryshëm në botën e gjallë. Për nga prejardhja radioaktiviteti mund të jetë natyror dhe artificial: Radioaktiviteti natyror-Vjen nga kozmosi (rrezet kozmike) ose nga materialet radioaktive që gjenden në tokë (kaliumi,rubidiumi etj.).Kështu p.sh.,200 km larg San Paolos (Brazil),radioaktiviteti natyror i tokës është për 800 herë më i lartë sesa radioaktiviteti mesatar në tokë. Burimi kryesor i radioaktivitetit natyror është radoni,që është 7.5 herë më i rëndë se ajri,është i padukshëm,nuk ka shije dhe erë.Thëngjilli,po ashtu përmban disa radionuklidë në gjurmë,me djegien e tij radionuklidet lirohen në mjedise.Energjia gjeotermale,e posaçërisht xehet fosfatet,janë burim i përqenderimeve të larta të uraniumit,prandaj gjatë eksploatimit,nxerrjes dhe përpunimit të tyre lirohet radoni. Radioaktiviteti artificial-Falë shkencës dhe teknologjisë,sot njeriu ka krijuar me qindra radionuklidë artificial,ndërsa radioaktivitetin e tyre e ka vu në shërbim të tij,psh.,për prodhimin e energjisë elektrike,për qëllime mjeksore (rrezet rëntgen),por mjerisht edhe për qëllime ushtarake (Bombat nukleare). Në rast të avarive në centralet eletrike atomike ose të shpërthimit të bombave nukleare,degradohet mjedisi jetësor dhe biosfera në një rajon shumë të gjerë. Bombat Nukleare Epoka e përdorimit të energjisë nukleare për qëllime luftarake fillon me hedhjen e bombave atomike në Nagasaki dhe në Hiroshima me 1945.Kjo është arsyeja që rrezatimi si formë e posaçme e ndotjes së ambientit jetësor aktualizohet pas Luftës së Dytë Botërore,përkatësisht pas hedhjes së bombave atomike (20 kilotonëshe),në këto qytete Japoneze.Sa për ilustrim po përmend faktin se pas hedhjes së bombs atomike në Hiroshimë kanë vdekur më se 66.000 njerëz;në epiqendër të eksplodimit kanë ngelur gjurmë të njerëzve të fosilizuar,po ashtu janë plagosur më se 69.000 njerëz. Prej 75.000 ndërtesave,sa ka pasur atëherë Hiroshima,janë shkatërruar menjëherë më shumë se 7000,kurse 65.000 janë djegur pas eksplodimit. Se çfarë mund të jenë pasojat e luftës atomike për sistemet biologjike dhe njeriun do e shkruaj më vonë kurse tash do cekë disa parashikime të ekspertëve amerikanë dhe rusë që po të shkaktohej lufta atomike,planetin tonë do ta përfshinte dimri nuklear. Në këtë rast për disa minuta (nga veprimi mekanikt,termik dhe radioaktiv) do të vdisnin më se 1.1 miliardë njerëz,po aq njerëz do të kishin nevojë për ndihmë mjeksore,e cila nuk do të mund t'iu ofrohej,ndërsa njerëzit që do të mbesin gjallë do të jenë bartës të pasojave gjenetike për disa gjenerata. Eksplodimi atomik degradon biosferën.Pas eksplodimit atomik në atmosferë ngritet një sasi e madhe e tymit,blozës,pluhurit dhe gazeve të cilat do të pengojnë depërtimin e dritës dhe të energjisë diellore në tokë.Sipas disa parashikimeve,për çdo megaton të eksplodimit atomik,në atmosferë (stratosferë) ngriten më se 0.5-3.0 miliardë tonelata pluhur,si pasojë transparenca zvogëlohet për 99%.Ekspertët konsiderojnë se muajt e parë pas ekslodimit të bombës 10.000 Mt temperatura në tokë do të zbresë nën 230 K (kelvin),uji i lumenjëve do të ngrihet,vegjetacioni do të zhdukët. Evropa do të shëndrrohej në një shkretëtirë të errët akulli.Zjarri dhe tymi do të djegin dhe ngufasin organizmat që kanë pasur fat qe ti mbijetojnë sulmit të parë atomik.Ndërpritet fotosinteza.Toka mbete pa energji diellore e cila është gjenerator i jetës në tokë.Me ndërprejen e fotosintezës ç'rregullohet edhe zingjiri trofik.Ekspertët parashikojnë që 1-2 vjet pas eksplodimit atomik pluhuri nga atmosfera shtresohet në tokë,me çka krijohen kushtet për depërtimin e sërishem të energjisë diellore në tokë. Njerëzit që kanë pasur fat të mbijetojnë,i pret vdekja e sigurt,meqë nuk do të kenë uje,ushqim,dhe lëndë djegëse.Në anën tjetër,NO2,CO2 dhe CO,që lirohen gjatë djegies,e hollojnë më se 30-70% te shtresës së ozonit në stratosferë.Hollimi i shtresës së ozonit manifestohet me rritjen e intensitetit të rrezatimit ultraviolet në tokë,që do të shoqërohej me djegie dhe kancer në lekurë,dëmtime në sy etj. Rritja e përqendrmit të CO2 në atmosferë si dhe rritja e rrezatimit ultraviolet do të shkaktojë ndryshimin e klimës në përmasa globale në tokë.Prandaj,vendet fitimtare në këtë konflikt,nëse e tejkalojnë dimrin nukleare,nuk do të mund të mbijetojnë rrezatimin e shtuar ultraviolet. Efektet Biologjike të Rrezatimit Radioaktiviteti natyror është i përhershëm dhe i intesitetit të dobët.Në këtë dozë të radioaktivitetit,organizmi i njeriut dhe i gjallesave të tjera është adaptuar gjatë evolucionit.Përkundrazi,rritja e intesitetit të radioaktivitetit artificial rezulton me pasoja afatgjata në shëndetin e njeriut dhe të biocenozës. Elementet radioaktive zakonisht rrezatojnë për një kohë të gjatë,prandaj informatat për efektet e rrezatimit jonizues janë të fituara duke përcjell personat që përjetuan bombardimin e Nagasakit dhe Hiroshimës,pastaj gjatë studimit të kancerit të mushkërive të xehtarët që punojnë në xehroret e uranit ose gjatë studimit të formave të ndryshme të mutacioneve te fëmijët,nënat e të cilëve gjatë shtatzënis janë rrezatuar. Shumë prej tyre (nëna e fëmijë) që kanë përjetuar bombardimin më vonë kanë vdekur nga lukemia dhe sëmundjet e tjera malinje.Fëmijët që kanë lindur më vonë janë me ç'rregullime fizike dhe mentale (si dhe ndryshime tetraogjene dhe mutagjene).Pasojat negative janë shprehur edhe në biocenozë.Për shumë vjet me radhë toka e kontaminuar nuk është shfrytëzuar. Efektet e rrezatimit jonizues shfaqen për shkak te jonizimit te indeve nëpër të cilat kalon rrezatimi.Në këto qeliza dhe inde rrezatimi shkakton efekte somatike (qeliza trupore) dhe gjenetike (qeliza repruduktive-gametet). Efektete somatike të rrezatimit varen nga doza e rrezatimit.Kështu p.sh.,dozat letale të rrezatimit (që janë afro 5 Gy) shkaktojnë sëmundje akute të rrezatimit,e cila manifestohet me rënie të numrit të eritrociteve,të trombociteve,zvogëlim të imunitetit.Rrezatimi shkurton gjatësin e jetës dhe zvogëlon dimensionet e trupit,dëmton spermatogjenezën,ndërsa ovogjeneza është më pak e ndjeshme në rrezatim. Më të ndjeshme në rrezatim janë qelizat që karakterizohen me ndarje të shpejtë,prandaj femijët janë dukshëm më të ndjeshëm se sa të rriturit.Po ashtu,bimët me berthamat e mëdha dhe me numër të madh kromozomesh janë më të ndjeshme në rrezatim se bimët më numër të vogël kromozomesh. Hulumtimet kanë treguar se lëndimet somatike nga rrezatimi shfaqen në pasardhës,e që në të vërtete janë mutacione,të cilat manifestohen me ç'rregullime biokimike dhe fiziologjike.Pasojat gjenetike të rrezatimit shprehen pas 60 deri 900 vjet e më vonë. Ndërsa mutacionet somatike në gjakë,mëlçi dhe tru etj.,mund të shprehen pas 10-30 vjetëve dhe rëndomë shkaktojnë kancerin.Në aspektin gjenetik nuk ka doza tolerante të rrezatimit apo përqendrimit të agjensve mutagjenë.Prandaj,pasojat e rrezatimit radioaktiv për ardhmërin e njerëzimit janë të paparashikueshme. Përmes zingjirit trofik,materiet radioaktive mund të grumbullohen në organizmin e njeriut.Prej gjallesave më të ndjeshme në rrezatim janë gjitarët,kurse më pak të ndjeshme janë bakteret.Dihet prej gjallesave vetëm bakteret dhe disa lloje mund të mbijetojnë katastrofën nukleare. Meqë provat nukleare janë burim i madhë i radioaktivitetit,andaj me marreveshje ndërkombëtare ato janë ndaluar në atmosferë,sepse të reshurat radioaktive,të përcjella me rrymat e ajrit,praktikisht e kontaminojnë tërë planetin.Nga kjo formë e rrezatimit nuk është kursyer askush,pra as njeriu. Po ashtu,ka të dhëna se edhe valët elektromagnetike që lirohen nga largpërçuesit,nëse njerëzit banojnë në largperçues,mund të sjellin efekte negative për shëndetin e njeriut:dëmtohet sistemi nervor,zvogëlohet aktiviteti,enzimat kolineterazë,ç'rregullohet funksioni i mëlçisë,zvogëlohet sasi Hb dhe numri i leukociteve në gjakë etj. Rreze radioaktive kanë edhe celularët që përdorim sot,janë shumë të dëmshëm nëse i mbajmë në xhep të pantollonave se mund të ketë ndikim negativ në spermatogjenez tek meshkujt,po ashtu edhe nëse mbahet në ndonje xhep afër zemrës kudo qoftë afër organizmit të njeriut rrezet e celularëve janë shumë të rrezikshme.Pastaj edhe kompjuteri ynë lëshon rreze jo edhe aq të mira për organizmin e njeriut,e keni vërejtur që po të qëndroni një kohë të gjatë pranë kompjuterit do të keni dhembje koke. Rreze të dëmshme lëshojn edhe të ashtuquajturat antenat të Televizioneve ose kompanive kombëtare p.sh antenatjanë shumë të rrezikshme nëse afër saj ka banorë.Keni kujdes edhe gjatë kontrollimit me rreze rëntgen,përdorni jelekun me plumb për shkak se vetëm plubmi mund ti evitoj rrezet radioaktive.