Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Shoqata e të verbërve të Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë[Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqata e te Verberve te Shqiperise eshte bashkim vullnetar i personave qe kane fituar statusin ligjor e te verberit dhe eshte krijuar me 8 Janar 1991 ne Tirane.

Historiku i SHVSH-se

Shoqata e te Verberve te Shqiperise eshte bashkim vullnetar i personave qe kane fituar statusin ligjor e te verberit dhe eshte krijuar me 8 Janar 1991 ne Tirane. Ajo eshte e para organizate joqeveritare e krijuar ne Shqiperi me vendosjen e pluralizmit.

SH.V.SH eshte organizate joqeveritare, jofitimprurese dhe humanitare. Ajo bashkepunon me shtetin dhe me institucionet e tij ne menyren e parashikuar me ligj dhe me akte te tjera nenligjore te pranuara prej saj ose ne masen e percaktuar nga marreveshja apo kontrata ku SH.V.SH eshte pale e barabarte dhe i ka nenshkruar ato.
Sot, komuniteti i te verberve ne Shqiperi arrin ne 10 000 persona te njohur si te tille ne baze te kritereve mjekesore e ligjore.


Misioni i SHVSH-se

Qysh nga dita e themelimit e deri me sot aktiviteti i SHVSH-se ka synuar ne:

  • Harmonizimin e interesave te anetareve te saj, ne themel te bashkimit te te cileve qendrojne pasojat e verberise.
  • Mbrojtjen e interesave dhe te drejtave te qytetareve te verber ne menyre te organizuar dhe publike.
  • Rritjen e nivelit arsimor dhe profesional te te gjithe komunitetit te te verberve.
  • Mbikqyrjen e nivelit te jeteses se te verberve dhe ndermjetesimin ne strukturat ligjvenese dhe ekzekutive per permisimin e saj.
  • Sensibilizimin e opinionit shoqeror dhe zyrtar ne dobi te zgjidhjes se problemeve te te verberve.


Organet Drejtuese

Organet kryesore qendrore te zgjedhura sipas funksioneve te tyre jane:

  • Kongresi i SH.V.SH.
  • Keshilli Kombetar.
  • Komisioni i statutit.
  • Presidenti.

Organe te tjera konsultative, ekzekutive dhe administrative jane:

  • Asamblea Kombetare
  • Presidenca
  • Presidenti
  • Keshilli i eksperteve
  • Komplementari i zyres se Presidentit
  • Sekretari i pergjithshem ( ose Shefi i Administrates).

Detyrat dhe kompetencat e tyre percaktohen ne Statutin e SHVSH dhe ne rregulloret e miratuara nga Keshilli Kombetar dhe Presidenca.
SHVSH ka te gjitha kapacitetet per tu ofruar sherbime te posacme si dhe per te menaxhuar projekte. Ajo ka iniciuar ngritjen e Qendres Kombetare te Rehabilitimit te te Verberve nepermjet se ciles administron linjen e prodhimit te librave ne brail si dhe studion e librave foles ne kasete.

  • Ofrimin e sherbimeve te posacme per te gjithe qytetaret e verber drejperdrejte ose nepermjet personave juridik te krijuar prej saj.

Arsimimi

Përfshirja në arsimin e zakonshëm:

Nga të dhëna e nxjerra nga arkivat e Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë, nga studimet e kryera në terren, nëpër shkollat normale si dhe nga kërkimet e kryera nga rregjistrat themelorë të Te verberve në Shqipëri të moshave 6-18 vjeç, rezulton se ka raste ku thjesht për mungesë informacioni, apo mosdëshira e prindërve për ta futur fëmijën e tyre në kategorinë e fëmijëve që nuk shikojnë, vazhdojnë arsimin normal.

Gati pjesa derrmuese e këtyre rasteve janë fëmijë me shikim të pjesshëm.
Fëmijët të cilët kanë probleme të njohura të shikimit nga Komisioni Mjekësor i Përcaktimit te Verbërisë, kanë të adresuara në mënyrë direkte te prindërit e tyre këshillat mjekësore në drejtim të llojit të shkollës që duhet të frekuentojnë për shkak të problemeve të shikimit.
Fëmijët me shikim të pjesshëm, të cilët rezultojnë me probleme të shikimit, probleme të cilat janë të lindura dhe që qëndrojnë në të njejtin nivel gjate gjithë jetës pa patur tendenca progresive në drejtim të zhvillimit të problemeve që dëmtojnë shikimin, nga KMPV këshillohen të ndjekin arsimin normal.
Ndërsa fëmijëve me shikim të pjesshëm problemet e të cilëve në drejtim të shikimit kanë tendenca në drejtim të degradimit të tyre drejt fazave finale, për efekt të mbrojtjes së pjesës së shikimit të mbetur, këshillohen nga KMPV të ndjekin “Institutin e fëmijëve që nuk shikojnë”, për shkak të mësimit atje të shkrimit brail që vë në përdorim të prekurit dhe mundëson ruajtjen e shikimit të mbetur. Fëmijët më verbëri totale këshillohen jo vetëm nga KMPV , por dhe nga mësuesit të frekuentojnë “Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë” dhe për faktin se në sistemin arsimor shqiptar nuk janë krijuar akoma kushtet për një integrim të plotë të tyre në arsimin normal që në fazat e para të arsimimit.(arsimit fillor).
Instituti I Nxenesve qe nuk shikojne “Ramazan Kabashi”, ka patur te rregjistruar 61 nxenes, per vitin shkollor 2006-2007, nga te cilet 3 jane larguar. Aktualisht per vitin shkollor 2006-2007 ndjekin studimet 58 nxenes. Nderkohe qe ndjekin studimet ne shkollat 9-vjecare normale dhe rreth 35 nxenes te verber.


Arsimimi i te verberve ne shkollat e mesme.


Te verberve pasi ka mbaruar arsimit e detyrueshëm në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë ose në një Shkollë tjetër normale ndodhet përballë sfidës së përzgjedhjes, të vazhdimit të progresit në arsimim apo të shmangies prej tij.

Ka me shume se 30 vjet kur kontigjenet  e parë të Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë filluar rrugën e integrimit në arsimin e zakonshem.Kjo më tepër për faktin se ata nuk kanë mundësi të tjera zgjedhje.
Deri në vitet 90 te verberit kanë ndjekur kryesisht shkollat e mesme të përgjithshme ose ato artistike. Më pas pranimi i tyre në shkollat e mesme u pranua më gjerësisht duke u rikonceptuar qëndrimi ndaj tyre.Atyre iu dha mundësia të ndjekin shkollat mesme të gjuhëve të huaja, pedagogjike, teknologjike etj.
Numri i nxenesve te verber qe kane mbaruar Institutin e Nxenesve qe nuk shikojne dhe qe kane vazhduar shkollat e mesme ne keto 4 vitet e fundit jane si me poshte:
  • 2003-2004: te rregjistruar ne shkollat mesme 9 persona
  • 2004-2006: 10 persona
  • 2005-2006: 9 persona
  • 2006-2007: 8 persona

Për vitin shkollor 2005-2006 kanë ndjekur arsimin e mesëm 100 % e të verberve që kanë mbaruar studimet në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë.

55.5 % e tyre janë meshkuj dhe 44.5 % femra.
Ata janë integruar kryesisht në drejtimet e mëposhtme:

  • 77.8 % ndjekin studimet në Shkollat e gjuhëve të huaja.
  • 11.1 % në Shkollë Muzike
  • 11.1 % në Shkollën Hoteleri – Turizem.
  • 55.5% I ndjekin studimet në Shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale në Tiranë.
  • 22.2 % në Elbasan dhe 22.3 % ne Gjirokastër.

Për vitin shkollor 2006-2007 kanë ndjekur arsimin e mesëm 100 % e të verberve që kanë mbaruar studimet në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë.
50 % e tyre janë meshkuj dhe 50 % femra.
Ata janë integruar kryesisht në drejtimet e mëposhtme:

  • 50 % ndjekin studimet në Shkollat e gjuhëve të huaja.
  • 50 % në Liceun Artistik.
  • 100% I ndjekin studimet në Shkollat e mesme te qytetit te Tiranes.

Ne vitin shkollor 2006-2007 pervec shifrave te permendura me siper vazhdojne studimet ne shkollat e mesme dhe rreth 19 nxenes te cilet i kane mbaruar studimet 8-vjecare ne shkolla normale dhe jo ne institutin e nxenesve qe nuk shikojne.

Punesimi

Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar më tepër profesionet e niveleve intelektuale lidhur kjo dhe me rritjen e shkallës së arsimimit të NPSH.
Në vitin 2007 sipas analizave rezulton se 26.9 % e anëtarëve të verbër janë në moshë pune.
Nga të dhënat rezulton se pjesa më e madhe e qytetarëve të verbër janë të moshës së tretë, kjo dhe për faktin se problemet e shikimit me kalimin e viteve vinë dhe agravohen dhe bëjnë që numri i të verbërve të këtyre moshave të jetë më i madh.
Grupmosha e aftë për punë e kategorisë së qytetarëve të verbër rezulton në pjesën më të madhe e dominuar nga meshkujt me 56.2% dhe me pas femrat me 43.8%.


Shkalla e papunesise:


Papunesia tek personat e verber konsiderohet si nje prej problemeve te tyre kryesore. Ata rrallehere shohin mundesi te fitojne vete jetesen e tyre dhe te marrin pjese plotesisht ne shoqeri. Nevoja per integrimin e tyre qofte dhe ne fushen e punesimit eshte ne perputhje te plote me prioritetet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Sipas analizave ne drejtim te niveleve te papunesise per kategorine e qytetareve te verber ne te gjithe Shqiperine ka rezultuar se 82% e moshes se afte per pune jane te papune.

Ne rrethe te tilla si Devolli, Kukesi, Laci, Malesia e Madhe, Peqini, Peshkopia, Puka, Pogradeci, Skrapari, Shkodra,etj nuk kane asnje qytetar te verber te punesuar. Kjo papunesi e tyre jo vetem kushtezon statusin e tyre shoqeror , por dhe ate ekonomik.

Papunesia shikohet me teper ne nivelin e kategorise se femrave te verbera dhe per me teper te atyre te grupit te pare.
  • 88% e personave te verber te afte per pune te grupit te pare jane te papune.
  • 53.4% e femrave te afta per pune jane te papuna.
  • 46.6% e meshkujve te afte per pune jane te papune.

Pjesa me e madhe e te papuneve jetojne ne qytet me 83.4%,ku dominojne qytete te shpendare keto ne te gjithe Shqiperine, ku vihet re nje tendence me e larte ne zonat malore.

Rrethi i Elbasanit karakterizohet me nje barazi ne shifrat e papunesine ndermjet meshkuve dhe femrave te verber te afte per pune me 50 %.

Pavaresisht nga Ligji Nr. 7995 “Per nxitjen e punesimit” date 20.09.1995, duhet te behen perpjekje me efektive per te integruar personat e verber ne tregun e punes.

Qendra Kombetare e Rehabilitimit te te Verberve luan nje rol te rendeshishem ne kete drejtim dhe duhet te marre mbeshtetje jo vetem nga donatoret, por edhe nga vete Qeveria Shqiptare. Kjo ka nisur tashme nepermjet Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, qe mbeshtet projekte punesimi ne drejtim te kesaj kategorie.
Megjithate, duhet mbajtur parasysh se dhe nga zyrtaret e institucionet shteterore me synim integrimin e ketij grupi shoqeror ne jeten aktive te shoqerise, gjetja e menyrave dhe rrugeve me synim perfshirjen ne projektet e Zyrave rajonale te Punes, SHKP, qofte neperjmet formave te hapura ose alternative te punesimit.
Sherbimi Kombetar i Punesimit duhet te krijoje nje bashkepunim me te ngushte me Shoqaten e te Verberve te Shqiperise ne drejtim te punesimit te qytetareve te verber.
Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta duhet te marre masa konkrete per te siguruar zbatimin efektiv te Ligjit ekzistues “Per nxitjen e punesimit.”
Meqe vete personat e verber shpesh kane mangesi ne kualifikim dhe mjeshteri, si pasoje e mangesive qe egzistojne ne arsimimin e tyre dhe pergatitjes profesionale, eshte e rendesishme te behet perpjekje me te medha ne kete sektor, duke u nisur nga te gjitha nivelet e shkollimit, arsimin universitar dhe pregatitjen profesionale, duke mundesuar qe ata te ndertojne kapacitetin e tyre ne menyre te barabarte.