Wikipedia:Wiki Loves EuroPride 2023

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Wiki Loves EuroPride 2023[Redakto nëpërmjet kodit]

Me rastin e eventit të Marshimit Evropian të Krenarisë (EuroPride) e cila mbahet këtë vit në Valeta të Maltës gjatë datave 7-17 shtator 2023, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe organizojnë së shpejti një event për komunitetin LGBT në Shqipëri. Pjesëtarë të ndryshëm marrin pjesë për të shkruar, përkthyer dhe përmirësuar artikuj në Wikipedia, hedhur të dhëna në Wikidata, ngarkuar fotografi në Wikimedia Commons rreth temave, terminologjisë, njerëzve, organizatave, festivaleve, librave, kinematografisë për sa i përket dukshmërisë dhe emancipimit të drejtave të njeriut e të komunitetit LGBTIQ+.

Europride-i është një ngjarje ndërkombëtare panevropiane kushtuar krenarisë së LGBT-së, e cila filloi në vitin 1992 dhe organizohet në Evropë çdo vit.

Organizues të ndryshëm marrin pjesë në këtë event kaq të madh në periudha të ndryshme.

Hapësira dixhitale u ofron anëtarëve të komunitetit LGBTIQ+ burime, informacione dhe mënyra për t'u lidhur me njëri-tjetrin. Njerëzit duhet të mësojnë të vërtetën dhe komunitetin e tyre përmes internetit. Me gjithë hendekun e madh të informacionit dhe mungesën e historisë LGBTIQ+ në internet, komuniteti duhet të luftojë çdo ditë për ta gjetur në internet. Në festën EuroPride 2023, theksojmë projektet e vazhdueshme në komunitetin evropian dhe do të diskutojmë se si mund ta dokumentojmë historinë evropiane në internet. Çfarë problemesh hasim individualisht apo si komunitet në përgjithësi? Çfarë ju frymëzon? Çfarë pjese të historisë suaj lokale të LGBTIQ+-it dëshironi të shihni në internet?

  • Shihni rregullat e Wikipedia-s, si: artikuj enciklopedikë dhe verifikueshmëri;
  • Artikujt përmbajnë gjuhë të thjeshtë;
  • Vendosni hashtag-un #LGBTIAQ+ #SQLGBTIAQ+ në "përmbledhjen e redaktimeve". Mos e vendosni hashtagun #LGBTIAQ+ #SQLGBTIAQ+ brenda në artikull.
  • Regjistrohuni këtu për të marrë pjesë;
  • Lista e artikujve.
  • Përmbajtje shtesë.
  • Hapni llogari këtu.

Ky event organizohet nga Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe me mbështetjen e organizatës "Pro LGBT".

Logo of Wikimedians of Albanian Language User Group Logo of PRO LGBT