Shko te përmbajtja

Pro-LGBT

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo Pro LGBT

Pro LGBT - Të bashkuar Pro kauzës LGBT në Shqipëri (shkurt Pro-LGBT Albania) është një organizatë joqeveritare me qëllim promovimin e të drejtave LGBT në Shqipëri. Pro LGBT fokusohet kryesisht në ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet e komunitetit LGBT, si dhe përdor advokimin si një mjet për të përmirësuar pozitën e komunitetit LGBT në shoqëri. Kjo organizatë ka lançuar një portal lajmesh, dedikuar ekskluzivisht të drejtave njerëzore, me emrin Historia Ime. [1]

Mendo politikisht është një nismë e dy organizatave, Pro-LGBT dhe Aleanca LGBT, që synon të inkurajojë komunitetin LGBTI të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2017, duke i pajisur me informacion të detajuar mbi qëndrimet që partitë politike kanë për çështjet e këtij komuniteti.[2]

Monitorimi i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media është një projekt pilot i Pro-LGBT.[3] Qëllimi i këtij projekti, të mbështetur nga Civil Rights Defenders, ka qenë vlerësimi i etikës dhe diagnostifikimi i problematikave të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në median shqiptare online. Vëmendje e veçantë i është kushtuar gjatë monitorimit portretizimit të grupeve të margjinalizuara, si dhe respektimit ose jo të të drejtave të njeriut.[4]

Logoja e portalit "Historia Ime"

Pro-LGBT-ja fokusohet kryesisht në ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet e komunitetit LGBT dhe përdor advokimin si një mjet për të përmirësuar pozitën e komunitetit LGBT në shoqëri. Kjo organizatë ka lançuar një portal lajmesh, dedikuar ekskluzivisht të drejtave njerëzore me emrin Historia Ime.

  1. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2017. Marrë më 6 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2017. Marrë më 6 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 6 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. https://www.reporter.al/gjuha-e-urrejtjes-ne-median-online-mbetet-shqetesuese-thote-monitorimi/