Wikipedia diskutim:Fillimi (Më shumë)/Arkivi 1

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Fillimi (Më shumë)/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Mahalla E Sheqerave[Redakto nëpërmjet kodit]

‘’’Mahalla e sheqerave’’’ eshte nje pjesë e qytetit te vushtrrise ku mund te themi qe eshte pjesa(mahalla) me e populluar e qytetit dhe me e njohura ku mahalla e sheqerave fillon qe nga banesat e bardha tek shkolla e policise ne vushtrri e vazhdon deri tek udhkryqi tek kosova petrol(ina). ‘’ mahalla e sheqerave’’ ndryshe njihet edhe si sugga hood ne gjuhen angleze Feriz Ferizi (diskutimet) 12 janar 2020 03:02 (CET)

Përmbajtja� Kufizimi me shtete dhe harta e Malit të Zi Gjuhët dhe etnitë Kushtetuta Pushteti ekzekutiv Pushteti legjislativ Disa nga partitë politike në Mal të Zi Statistika nga zgjedhjet në vitin 2016

Mali i Zi ndodhet në pjesën juglindore të Ballkanit Perëndimor.
Sipërfaqja e vendit është 13.812 km², popullësia është 635.000   banorë dhe dendësia 45 banorë km2.
Kryeqyteti i Malit të Zi është Podgorica me 139 mijë banorë.
Në referendumin e 21 majit 2006 Mali i Zi u pavarësua. 	


Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, statusi i shtetit nuk mund të ndryshohet pa një referendum, i propozuar nga presidenti në parlament. Faktorët që sollën shpërbërjen e Unionit Serbi- Mal i Zi u thelluan sepse nuk mund t i zgjidhnin të gjitha sfidat në marrëdhëniet midis republikave dhe dallimet strukturore midis dy republikave. Ndaj u iniciua referendumi nga Presidenti Filip Vujanoviq, dhe pjesëmarrja në referendum ishte 86.5%. Me 3 qershor 2006 u shpall pavarësia e Malit të Zi, ndërsa me 28 qershor të po këtij viti u bë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Legjislativi Autoriteti legjislativ pasqyrohet në parlamentin unikameral të Malit të Zi i cili përbëhet nga 81 deputetë të parlamentit. Përfaqësuesit zgjidhen më zgjedhje të rregullta shumëpartiake, pas çdo katër vjetëve. Mali i Zi ka një zonë zgjedhore. Parlamenti i Malit të Zi ka mbajtur mandatin e tij 4 vjeçar vetëm dy herë.

Pushteti ekzekutiv Qeveria ka monopolin e pushtetit ekzekutiv. Kryeministri përfaqëson Qeverinë dhe kryeson punën e saj. Kryeministri vjen nga shumica, por këtu procesi kryhet në një hapësirë kohore më të madhe.

Kompetencat e presidentit : Përfaqëson Malin e Zi brenda dhe jashtë vendit; Komandon Ushtrinë në bazë të vendimeve të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë; Ndan dekoratat dhe mirënjohjet e Malit të Zi;

Jep amnisti;

Shpall zgjedhjet për Kuvendin; I propozon Kuvendit: mandatarin për formimin e Qeverisë Shpall ligjet me urdhëresë

Gjyqesori Gjykata është autonome dhe e pavarur. Ajo gjykon në bazë të Kushtetutës, Ligjit dhe Kontratave Ndërkombëtare të ratifikuara dhe të publikuara. Funksioni i gjyqtarit është i përhershëm.


Gjykata Supreme është gjykata më e lartë në Mal të Zi, ajo siguron zbatimin e njëjtë të ligjeve nga ana e gjyqeve. Këshillit Gjyqësor përbëhet nga kryetari, katër gjyqtarë që i zgjedh dhe i shkarkon Konferenca e Gjyqtarëve; dy deputetë që i zgjedh dhe i shkarkon Kuvendi nga radhët e shumicës parlamentare dhe opozitës, dy juristë me famë të cilët i zgjedh dhe i shkarkon Presidenti i Malit të Zi dhe Ministri i drejtësisë. Përbërjen e Këshillit Gjyqësor e shpall Presidenti i Malit të Zi. Në Mal të Zi, partitë politike shqiptare të cilat u formuan pas sistemit monist dhe shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ishin: Lidhja Demokratike në Mal të Zi, e cila u themelua në vitin 1990 dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve i formuar në vitin 1993. Të dyja këto parti politike u formuan në Tuz dhe Ulqin, si qytete me shumicë shqiptare.. E diela e 3 marsit 2019 do të mbetet në historinë e shqiptarëve në komunën Tuz të Malit të Zi. Për herë të parë pas 62 viteve, atyre u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare. Me kryetar Nik Gjeloshaj.�







.

Lëvizja Kryeziu[Redakto nëpërmjet kodit]

“Lëvizja Kryeziu” ishte emertimi i lëvizjes nacionaliste antifashiste,në Kosovë e Shqipërinë e veriut, gjatë viteve 1940 – 1944,në krye të cilës ishin vëllezërit nga Gjakova,Gani,Said dhe Hasan Kryeziu.Qëllimi strategjik i saj ishte organizimi i lëvizjes antifashiste në Kosovë, ҫlirimi i saj nga nazifashistët,shkëputja nga Serbia dhe bashkimi me shtetin amë,Shqipërinë. Vëllezërit Kryeziu si rrallëkush tjetër në Shqipërinë e asaj kohe kishin kuptuar,që në fillim të Luftës së Dytë Botërore,se rruga më e mundëshme për zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar,ishte sigurimi i mbështetjes nga një fuqi e madhe prendimore,siҫ ishte Britania e Madhe,dhe se një gjë e tillë mund të arrihej vetëm duke luftuar kundër nazifashistëv.Për realizimin e idesë së tyre të guzimshme,Gani e Said Kryeziu, qysh në vitin 1940, hyn në lidhje dhe bashkëpunim me njerëzit e Drejtorisë së Operacioneve të Posaҫme (SOE–së ) të Britanisë së Madhe në Beograd,e cila kishte detyrë të nxiste rezistencën antifashiste në vendet vendet të okupuara.Me ndihmën e SOE–së, Kryezinjtë,gjatë viteve 1940 – 1941,tentuan dy herë të organizonin kryengritjen antifashiste në Kosovë e Shqipëri,por dështuan si pasojë e ndikimit Grek dhe Jugosllav në sferat e larta të politikës së jashme britanike.Grekëve nuk ju interesonte një kryengritje që do të ҫonte në ҫlirimin e Shqipërië. Një Shqipëri e vetëҫliruar dhe e pavarur,do të ishte pengesë për realizimin e synimeve të tyre nacionaliste, në fundin e luftës. Edhe për jugosllavët ishte e padeshiruar një kryengritje antifashiste nacionaliste në Kosovë,e cila do të ҫonte në ҫlirimin e saj. Në një rast të tillë,Kosova mund të siguronte përkrahjen britanike edhe për vetëvendosjen e popullit shqiptar. Për fat të keq,ҫarqet e larta të politikës së jashtme britanike, mbajtën qëndrim negativ për hir të interesave të veҫanta të tyre në Greqinë e Jugosllavinë e asaj kohe. Megjithatë lëvizja Kryeziu,gjatë viteve 1940 – 1941,që bërë një forcë lëvizëse antifashiste e njohur në Kosovë. Me 7 prill 1941,Gani Kryeziu dhe Oklei Hill së bashku me Abaz Kupin,Mustafa Gjinishin,Padër Lekë Lulin, Said Kryeziun etj. organizuan në Tropojë një mbledhje të gjerë me nacionalistë antifashistë nga Kosova, Malësia e Gjakovës, Hasi dhe Luma, ku u formua “Fronti i Bashkuar i Rezistencës”, dhe u vendos fillimi i kryengritjes antifashiste në Shqiperi. Me 8 prill 1941,rreth 300 forca të armatosura,shumica e të cilëve ishin kosovarë,dhe njiheshin me emërtimin, divizioni “Kosova”, kaluan Qafën e Prushit, e të Morinës dhe hynë në Has, Bytyç, Gash e Krasniqe. Pasi asgjesuan të gjitha postat kufitare, ato të karabinjerisë dhe administratën fashiste në këto krahina, iu drejtuan Nikaj-Merturit e Dukagjinit,me synim sulmin kundër forcave italiane në qytetin e Shkodrës. Këtyre forcave ju bashkuan edhe shumë malësorë antifashistë nga Gashi, Bytyçi, Krasniqja dhe Nikaj-Merturi,duke e rritur numrin e tyre deri në rreth 1000 luftetarë. Paralel, dhe në të njejtën kohë me forcat shqiptare të udhëhequra nga Gani Kryeziu,Abaz Kupi,Oklej Hill etj.kishte ndërmarr marshimin drejt Shkodrës, kundër italianëve, edhe ushtria jugosllave e cila përbëhej nga mijëra ushtarë dhe oficerë. Për këtë ofensivë të ushtrisë jugosëllave Oklei Hilli ish vënë në dijeni vetëm pak ditë përpara fillimit të sajë. ”Ajo,siç thotë Hilli,mendohet të ketë qenë një pjesë e planit jugosllav për të përballuar invazionin e papritur nazist,njëfarë kundërvënje ndaj italianëve.” Por në fakt,ky veprim i pa parashikuar, forcave të Kryeziut ju kushtoi shtrenjtë. Pas disa ditë marshimi në terenin malor e të veshtirë të Dukagjinit, dhe pas luftimeve të zhvilluara në Gur të Kuq,Prekal,Urë e Shtrenjtë,Urë e Mesit etj.kundër forcave të karabinjerisë dhe grupeve të popullsisë vëndase, të ashtuquajtur “Vullnetarë” të cilët qën  bashkuar me forcat fashiste për të “mbrojtur” krahinën nga pushtuesit serbo-malazezë–shkiet, siç i quanin ata, forcat e ardhura nga Jugosllavia, të cilat kudo kaluan nëpër malësi përdorën vetëm gjuhën serbo-kroatishte. Këto të fundit, me datë 23 prill 1941, u detyruan të ndalojnë marshi- min dhe të tërhiqen drejt Kosovës dhe Jugosllavisë,të shpartalluara totalisht. Pa hyrë ne hollësitë e kësaj ngjarje të ndërlikuar,ç’ka do të ishte objekt i një studimi të veҫantë, duhet pranuar fakti se, një nga shakqet  kryesore që solli dështimin e forcave të Kryeziut, ishte pjesëmarrja e ushtrisë jugosllave në këtë operacion.  Një gjë të tillë e pohon Oklei Hill kur thotë: “Qe pikërisht prania e ushtrisë jugosllave që krijoi atë armiqësi me të cilën ne u ndeshëm në veriprendim të maleve të veriut dhe që na hoqi të gjitha shanset për të pasur sukses atje… Denimin më të madh-vazhdon ai- na e bëri hyrja e jugosllavëve në Shqipëri.Të mos kish ndodhur kjo,ne do të mundë të lëviznim pa zhurmë dhe pa bujë në male e kodra dhe të gjenim strehim duke u shpërnda në shtëpitë e malësorëve…Ata nuk do të kishin pasur ndonjë arësye t’i kundërviheshin çetës s’onë të thjeshtë shqiptare, veçanarisht kur mbështeteshim nga Nikajt katolikë dhe Krasniqja…Puna ishte se tërë veriu i largët kishte dijeni për praninë tone atje dhe se disa mendonin se ne ishim vegla e jugosllavëve. Ky qe grushti fatal.” Nga ana tjetër,pikërishtë ato ditë kur këto forca ndërmorën marshimin drejt Shkodrës, Gjermania naziste pushtoi Jugosllavinë. Kjo ndryshoi krejtësisht situatën në favorin e nazifashistëve,jo vetëm në Jugosllavi,po edhe në Shqipëri e krejt Ballkanin,duke e bërë të pamundur vazhdimin e nismës në fjale,për një kryengritje antifashistenë Shqiperi. Projekti britanik i dhjetorit 1940 dhe i prillit 1941,për organizimin e kryengritjes në Kosovë e Shqipëri,nën drejtimin e Gani Kryeziut, pavarësisht se dështoi, tregoi se,Ganiu me vëllezërit e tij qysh në atë kohë ishin bërë figura të njohura të lëvizjes antifashiste në Kosovë e Shqipëri. Për shkak të kësaj veprimtarie,në fund të vitit 1941,Ganiu dhe Saidi u arrestuan nga gjermanët,dhe pasi ua dorëzuan italianëve,këta të fundit i internuan ne Ventotene të Italisë,ku qëndruan dy vjet. Gjatë periudhës 1942-1943,Lëvizja Kryeziu u mbajt gjallë dhe u drejtua nga Hasan Kryeziu,i cili i kishte shpëtuar internimit.Ky mbajti vazhdimisht pranë vetes një numër të konsiderueshëm përkrahësish për propagandë dhe aksione antifashiste në Kosovë. Në gjysmën e dytë të vitit 1943, në pikëpamje numerike dhe organizative, kjo ishte bërë një forcë serioze e luftës antifashiste,e njohur në Kosovë dhe Shqipëri. Prandaj udhëhëqesit komunistë të lëvizjes nacional – çlirimtare, Enver Hoxha dhe Sejfulla Malishova,në gusht të vitit 1943, i kërkuan Hasan Kryeziut bashkimin e forcave të tij me forcat partizane. H. Kryeziu e kundërshtoi këtë kërkesë, sepse ruante idenë e pavarësise së forcave nacionaliste nga komanda komuniste,për shkak së këta të fundit kishin lidhje të ngushta me komunistët serbo-malazezë. Iliricumun (diskutimet) 22 maj 2022 01:23 (CEST)