Wikipedia diskutim:Fillimi (Redaktimi)/sandbox
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Fillimi (Redaktimi)/sandbox. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
SKËNDERBEU, HEROI KOMBËTAR SHQPTAR'
Tekst i trashë
[Redakto nëpërmjet kodit]
Edhe pse Skenderbeu ishte një kryekomandant ai ishte i dashur, bujar dhe human ndaj të tjerëve, prandaj të gjithë e donin dhe e respektonin atë. Ai tregohej i dashur edhe me ata që e kishin tradhtuar, por që më më vonë pendoheshin për bëmat e tyre. Të frymëzuar nga jeta dhe veprat e Skënderbeut dy shkrimtarë të zot shkruajtën vepra te ndryshme letrare që i dhanë rëndësi të madhe Skënderbeut. Dy biografët e Skënderbeut ishin "Marin Barleti" dhe "Dhimiter Frëngu". Marin Barleti lindi ne Shkodër dhe veprat e tij kryesore ishin "Rrethimi i Shkodres" dhe "Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut". Ato i shkroi në gjuhën latine. Dhimitër Frëngu lindi ne qytetin e Drishtit afër Shkodres, ai shkroi veprat e Skenderbeut të cilat i dhanë rëndësi të madhe atij. Poashtu është edhe "Lekë Dukagjini" që pas vdekjes së Skënderbeut ai i bëri balle ushtrisë osmane. Me emrin e tij njihet edhe "Kanuni i Lekë Dukagjinit" që kishte rregulla të forta ndaj shoqërisë Shqiptare. Lekë Dukagjini ishte edhe pjesëmarrës i familjes feudale shqipetare. Skenderbeu përmendet edhe ne Evropë sepse ai ndaloi marshimin e ushtrisë osmane që të pushtonte edhe Evropën.
Birra KAON
[Redakto nëpërmjet kodit]Histori
T.E.A Company (Birra KAON), ka bërë një rrugë të gjatë që nga hapja e saj në vitin 1995. Ne jemi rritur nga një punishte e vogël në një ndër fabrikat kryesore te birrës në Shqipëri. Prej fillimit, qëllimi ynë ka qenë që të krijojmë një birrë unike, per ta bërë te dashur për masën, duke ruajtur një angazhim të palëkundur në qëndrueshmërinë e cilësisë, etikën e biznesit, dhe artin e prodhimit të birrës.
E filluar për pasion nga tre vëllezërit Stroka: Kastriot, që ka qenë shtysa e pare, falë profilit të tij si inxhinier kimist, në vitin 1995, më pas i janë bashkuar Artan (CEO aktual) e Alket.
Kësaj fabrike iu dha emri KAON. Një zgjedhje kjo jo rastesore. KAON, tribu ilire, mijëvjeçari i parë para Krishtit, e lokalizuar ne jug te Shqipërisë së sotme, nga vjen dhe origjina e themeluesve te saj, të njohur ndër të tjera edhe për aftësinë e prodhimit te birrës dhe shijimit te saj.
Ndihemi krenarë se me kalimin e viteve ne jemi rritur pa kompromentuar angazhimin tonë për etikën e biznesit. Në një industri të sotme të njohur për një konkurrencë të fuqishme,ne kemi përqafuar frymën e bashkëpunimit, integritetin dhe cilësinë si shenjat dalluese të biznesit tonë
Ne besojmë se ndërtimi i një biznesi të fortë do të thotë të qenit një komponentë vital në jetën ekonomike, shoqërore, dhe mjedisore të komunitetit.
Birra Kaon ka qëllimin të krijojë një birrë unike, per ta bërë të dashur për masën, duke ruajtur një angazhim të palëkundur në qëndrueshmërinë e cilësisë, etikën e biznesit, dhe artin e prodhimit të birrës.http://www.kaonbeer.com/al/home