Wikipedia diskutim:Licenca GNU për Dokumentim të Lirë (1.1)

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Licenca GNU për Dokumentim të Lirë (1.1). Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Me sa duket, juve keni dhen kontribut të mjaftusheëm ne ket kategori. Hapa edhe Wikipedian ne gjuhen frenge ku edhe aty vrejta zbrasti, ngase duhet liçensa, me sa e kuptova, duhet kerkuar liçenca nga Administratori, emri i tije dhe data se kur ështe dhen kjo liçence pere versionin e fundit, keshtuqe nuk do kete probleme akuzime te panevojshme... Nuk e di se a eshte e nevojshme te perkthehet ne shqipe e tere ajo faqe...duhet pyetur nje avokat, keshtu thot ne Wikipedia frenge dhe mvaret se cili person e merr per siper kete Liçencë. Me ne fund ështe e komplikueme pere mua, ndersa nje juriste yni do te lehtësonte kete iniciativë.

Për këtë qështje po më duket nuk bënë punë edhe një Jurist Evropian, se edhe vetë ligjëvënisit në ShBA nuk i kanë të gjitha qështjet të kthjelluara. Më duket se për ne është mirë të veprojmë sikurse të tjerët dhe në bazë të njohurive që përfitojmë nga ta. Unë për veten time deri më tani vetëm në Wikipedia në gjuhen gjermane, kam hasur në një foto (e bërë në Muzeun e Krujës, mua nuk më është lejuar fotografimi aty) që më është dukur si e dyshimtë. Por, prap se prap unë mundohem të prezenojë atë që më duket se duhet prezentuar e nga gjërat që nuk jamë i sigurt i lë ku e kanë vendin. Ku ta di unë, i kontribojë apo i dëmtojë ata, më së miri do të ishte që ata vetë të prezentojnë atë që mendojnë që duhet prezentuar. Përderi sa kjo nuk ndodhë duhet punuar me atë që jemi të sigur që është e lejuar, si foto nga qytetet tona, kultuara etj., që i kemi bërë vetë dhe në vende të lejuara --Hipi Zhdripi 2005 Qershor 12 23:42 (UTC)
Nëse ke menduar për diskuimin rreth licencave, për to kam menduar që përdorsit (që nuk kanë kohë ose përtacë) të kenë një ide rreth këtyre termeve të përdoura. Ka raste ku personat të nxitur nga dëshira për ndihmë, kopjojnë material nën mbrojtje të Autorit nga interneti dhe prezentojnë në Wikipedia duke mos psaur njohuri mi licencen e perdorur në Wikipedia. Kështu me disa shpjegime në artikuj të këtyre termeve, këtyre përdoruesve do t ju vihej në ndihmë se si të veprohej me këto materiale. --Hipi Zhdripi 2005 Qershor 12 23:58 (UTC)
Licensa eshte perkthyer nga Besnik Bleta per nje projekt tjeter, dhe po ta vesh re eshte versioni 1.1, ndersa Wikipedia perdor versionin 1.2 e me larte. Une e kam vendosur ketu sa per dijeni. Perkthimi s'ka rendesi ligjore, vetem origjinali (ne Anglisht) ka rendesi. Une jam munduar te gjej ligjet perkatese per te drejtat e autorit te Shqiperise dhe s'kam gjetur gje. Sidomos do te ishte interesante te kishim opinionin e nje avokati/juristi nese mund te perdoreshin veprat nga vitet komuniste si "public domain" meqense qeveria thoshte se gjithcka i perkiste popullit (megjithese ishin pallavra, ligjet mund te qendronin). Edhe ne Kosove s'e di se si kane qene punet apo se si jane tani. Dori | Diskutim 2005 Qershor 13 02:29 (UTC)